Home Sport Champions, Del Piero: Napoli është fantastik, milanezët të ngrenë nivelin

Champions, Del Piero: Napoli është fantastik, milanezët të ngrenë nivelin

Alesandro del Piero ka analizuar skuadrat italiane në Champions League, aty ku sipas tij Napoli është favoritja jo vetëm prej të triave, por është edhe një ekip që mund të përballë cilindo kundërshtar, ndërkohë që ka pasur kritikat e tij për ekipet e Milanos.

“Napoli është fantastik. Është para Interit dhe Milanit dhe për sa i përket cilësisë dhe rendimentit që ka, mund të luajë i barabartë me cilindo kundërshtar.

Nga ana tjetër, mendoj se Interi dhe Milani duhet të ngrenë nivelin e tyre nëse duan që të kenë shanse për t’u kualifikuar përtej kësaj faze. I shoh pas Napolit”, tha legjenda e Juventusit.

Previous article“U thashë policëve që kam foshnjën me gji”, Gjykata liron 26-vjeçaren që u arrestua 8 ditë pas lindjes
Next articleDy javë më parë u bë baba, ndahet nga jeta kompozitori dhe pedagogu i njohur nga Durrësi