Home Kosova Chakrabati: Çelësi i suksesit është që Kosova të arrijë standarde të larta

Chakrabati: Çelësi i suksesit është që Kosova të arrijë standarde të larta

largea_berzh1360365706Kosova do të mund të fitojë shumë më shumë nga BERZH-i, edhe sektori privat dhe ai shoqëror tha presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabati.
I pyetur se çfarë Kosova merr nga BERZH-i, Suma Chakrabati tha se Kosova ka qenë e përfshirë me 60 milionë euro në sektorin privat, por tani anëtarësimi i mundëson ndihma më të mëdha pasi qeveria mund të marrë borxhe, ai tha se do të vazhdojë ta ndihmojë edhe sektorin privat. Sa i përket ndihmave të deritanishme, Suma Chakrabati tha se shembull janë Devolli kompani dhe Albi, të cilat tha janë zhvilluar në saje të menaxhimit të mirë, por edhe në saje të ndihmës së ekspertizës së BERZH.
Ai tha se duhet të ndihmohet ndryshimi i raportit të eksportit në raport me importin. Suma Chakrabati tha se deri më tani janë ndihmuar 29 projekte. Ai tha se në të ardhmen fondi do të jetë më i madh, por tha se ka fonde të mjaftueshme.
Ai tha se BERZH-i nuk është bankë komerciale, pasi kjo rrezikon më shumë, ajo i vlerëson ambiciet, vullnetet etj. Suma Chakrabati tha se Kosova po ec mirë, politikat makroekonomike i ka mirë, borxhit publik është i ulët etj.
Kreditë e këqija e kanë shkallën më të ulët në rajon me vetëm 6 për qind.
Ai tha se me prerjen e shiritit dje të zyrës së BERZH-it në Kosovë, do të ecin më shpejt projektet dhe më mirë. Ai tha se shumat nuk mund të parashikohen pasi varen plotësisht nga kërkesat e sektorit privat.
Chakrabati tha se çelësi i suksesit është që Kosova të arrijë standarde të larta që të përfitojë nga BERZH-i dhe ajo besoj se do ti arrijë këto standarde.
Ai përmendi si sukseset më të mëdha të BERZH-it është së pari Çekia, pastaj Polonia, por edhe Turqia, por ka edhe vende të tjera si Kroacia etj.
Sonte në mbrëmje në hotel “Swis Diamonde” në prani të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabati nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe aktivitetet e BERZH-it në Kosovë. BS

Previous articleSulm mbi kamp në Irak, 6 të vrarë
Next articleParamilitarët serbë duan ta zhvendosin vëmendjen ndërkombëtare