Home Bota Çfarë po paralajmëron Rusia? Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, Moska: SHBA e...

Çfarë po paralajmëron Rusia? Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, Moska: SHBA e NATO palë në konflikt. Po përfshihen drejtpërdrejtë në luftë dhe…

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë sot se Moska e sheh dërgimin e tankeve në Ukrainë si “përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt”.

Në një konferencë për gazetarët, Peskov tha se Kremlini sheh që përfshirja në luftë po rritet.

“Ka deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet evropiane dhe nga Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve, duke përfshirë tanke, në Ukrainë nuk nënkupton në asnjë mënyrë përfshirjen e këtyre vendeve apo NATO-s në armiqësitë që po zhvillohen në Ukrainë.

Ne nuk pajtohemi kategorikisht. Në Moskë, gjithçka që po bëjnë aleanca dhe kryeqytetet që përmenda, perceptohet si përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt. Ne shohim që po rritet”, ka deklaruar ai.

 

 

Ndërkohë, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë ka thënë gjithashtu se SHBA dhe NATO ishin palë në konfliktin në Ukrainë dhe po kërkonin të zvarritnin luftimet.

Duke folur një ditë pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord për të dërguar dhjetëra tanke në Kiev, Nikolai Patrushev, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, citohet nga agjencia e lajmeve Tass të ketë thënë se ajo që po ndodhte sot në Ukrainë ishte rezultat i një ” lufte hibride shumëvjeçare” që po zhvillohet nga perëndimi kundër Rusisë.

Previous article“Kujtesa është si uji”, Begaj mesazh parlamentit në seancën për holokaustin: Krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror. Shqipëria, në anën e duhur të historisë
Next articleNgriti “strofkullën” e grupeve kriminale në Shijak/ Çfarë deklaroi para gjykatësve 46-vjeçari, i vëllai ende në arrati