Home Kosova Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Sulmohet një ekip i KFOR-it

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Sulmohet një ekip i KFOR-it

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje, ka mësuar KOHA nga disa burime.

Nuk është raportuar për të lënduar. Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia. Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

Previous articleEkonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore, kërkohet lehtësim i rregullave të migrimit. 250.000 vende të pazëna pune për zanatçinjtë
Next articleFNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e Vis Martinajt