Home LifeStyle “Çfarë po ndodh me Mbretëreshën Elizabet?”, analistja e njohur britanike ngre alarmin...

“Çfarë po ndodh me Mbretëreshën Elizabet?”, analistja e njohur britanike ngre alarmin dhe publikon imazhet: Po venitet para syve tanë, po përdorë karrige me rrota..

“Mbretëresha po venitet para syve tanë!” Ky ishte alarmi i dhënë nga analistja mbretërore Daniela Elser në Britaninë e Madhe.

Komentet e Elser kanë ngritur një shqetësim të madh në ishull për shëndetin e mbretëreshës Elizabet, e cila këtë vit festoi 96 vjetorin e lindjes.

Analistja krahasoi dy foto të mbretëreshës, të kapura në diferencën e nj viti, ku ajo shfaqet e veshur me të njëjtat roba teksa takon dy personalitete britanike.

Në foton e parë të realizuar vetëm një javë më parë, Elizabet shfaqet e veshur me një fustan me lule, teksa sipas analistes, ajo është më e dobët, e plakur dhe e tkurrur, në krahasim me një vit më parë.

“Si u bënë gjërat kaq keq, kaq shpejt? Si brenda një viti kemi parë që Mbretëresha të largohej nga hipja në kuaj, të mos shëtiste më qentë e saj dhe të mos drejtonte më Range Rover-et e saj. Tani thuhet se ajo përdor një karrige me rrota me raste?”- shprehej analistja.

“Ajo që tregon fotografia e së enjtes është se Madhëria e Saj duket se po shuhet para syve tanë, por Pallati Buckingham po përpiqet t’i përmbahet linjës së tyre gjithnjë e më të lodhur ‘nuk po ndodh asgjë’”- vazhdoi ajo.

Më herët, mbretëresha ka ngjallur shqetësim teksa është shfaqur jo shumë e shëndetshme, duke lëvizur me ndihmën e një karroce me rrota apo dhe duke anuluar disa vente të rëndësishme.

“Çfarë po ndodh me Mbretëreshën Elizabet?”,