Home Ekonomia Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? Forcohet ndjeshëm Paundi britanik!

Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? Forcohet ndjeshëm Paundi britanik!

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të ndjeshme të kuotës sërish këtë të enjte pas rikuperimit që pati ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 111.9 lekë dhe është shitur me 113.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë.

Paundi britanik sakaq ka shënuar rritje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 134.3 lekë dhe është shitur me 135.6 lekë duke u bërë kështu e vetmja nga valutat kryesore që forcohet ditën e sotme.

Monedha europiane ndërkaq vazhdon të shfaqet e qëndrueshme duke vijuar edhe të ruaj vlera e një dite më parë teksa blihet sërish sot me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN

Previous article‘3 media online dhe individë gazetarë po denigrojnë figurën e gjyqtarit me sulme e lajme të pavërteta’, Unioni i Gjyqtarëve kërkon mbylljen e disa portaleve
Next articleUlet numri i aksidenteve dhe viktimave gjatë periudhës janar-tetor, çfarë tregojnë statistikat e problemeve rrugore