Home LifeStyle “Çfarë nuk të pëlqen te Saimiri?”, Gent Zenelaj bën deklaratën ‘bombastike’

“Çfarë nuk të pëlqen te Saimiri?”, Gent Zenelaj bën deklaratën ‘bombastike’

Gent Zenelaj nuk është kursyer në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku. Gjatë bisedës së tyre në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Zenelaj foli dhe për kolegun e tij prej shumë vitesh, me të cilin ka një bashkëpunim të shkëlqyer, Saimir Kodra.

Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqen te Saimir Kodra?

Gent Zenelaj: Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një regjistër diku qe t`ia ul pak (qesh).