Home LifeStyle Çfarë ndodhi? Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makina

Çfarë ndodhi? Schwarzenegger përfshihet në një aksident me makina

Arnold Schwarzenegger është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik me shumë automjete, duke lënë një grua të plagosur.

Mediat e huaja konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por meraku i vetëm është gruaja e plagosur, siç tregoi një burim për “People”.

Departamenti i policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd dhe Allenford Ave.

Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Shoferja në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital.

“ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor.

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.