Home LifeStyle Çfarë ndodhi natën e tretë të Këngës Magjike? Zbulohen emrat e këngëtarëve...

Çfarë ndodhi natën e tretë të Këngës Magjike? Zbulohen emrat e këngëtarëve për natën finale

Festivali i njohur i Këngës Magjike transmetoi dje natën e tretë të edicionit të 23-të, e cila u shoqërua me shumë emocione të frota nga konkurrentët pjesëmarrës. Në fund të mbrëmjes sipas renditjes në votim kaluan 12 artistët shqiptarë dhe 9 artistët e huaj që do të këndojnë në Grand International Final. Në total, të shtunën në Grand International Final do të performojnë 23 artistë. Slogani i festivalit mban emrin “Feel the energy”. Producenti dhe prezantuesi i këtij festivali të përvitshëm, Ardit Gjebrea ndau përshtypjet e tij nga prapaskena në Pallatin e Kongreseve, ndërsa u shpreh se nata finale ditën e shtunë do të jetë plot risi.

Slogani “feel the energy” është kthyer në një lloj motoje që po përcillet në mënyrën më të duhur jo vetëm nga artistët, por nga secili pjesëtar i stafit gjigand dhe kjo është reflektuar më së miri tek të gjithë. Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi“, u shpreh Ardit Gjebrea.

10 artistët ndërkombëtarë që shkojnë në finale:

Alvan

Marco Carta

ëe Are Domi

Le Deva

Jason Walker

Andrea

Omar Naber

Mamagama

Jayoo

Angeles Arboleda

13 artistët shqiptarë që shkojnë në finale:

Irma Libohova

Vesa Smolica

Mariza Ikonomi

Ardit Çuni

Inis Neziri

Michela Paluca

Xhesika Polo

Sheila Haxhiraj

Marsela Çibukaj

Anxhela Peristeri

Sardi Strugaj

Martin Pano

Lorenc Hasrama

Vetëm 11 ose 12 prej këngëtarëve, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj që do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës. Natën finale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj.

Previous articleZgjedhjet e parakohshme në Kosovë, caktohet 25 dhjetori si datë për këshillat komunalë në veri
Next articleBerisha kapet në gënjeshtër