Home LifeStyle ‘Çfarë ndodhi me Elisa Lam?’ Publikohet dokumentari mbi historitë misterioze të hotelit...

‘Çfarë ndodhi me Elisa Lam?’ Publikohet dokumentari mbi historitë misterioze të hotelit ‘Cecil’

“Crime Scene: The Vanishing at the Cecil Hotel” është dokumentari që flet me detaje për historinë e zhdukjes dhe vdekjes së 21-vjeçares Elisa Lam.

Sezoni i parë me 4 seri rreth 50 minuta, rrëfen ngjarjen dhe zbulimet e bëra, si dhe tregon misterin dhe fatkeqësitë që shoqërojnë hotelin “Cecil”.

'Çfarë ndodhi me Elisa Lam?' Publikohet dokumentari mbi

Dokumentari u publikua sot në Netflix (10 shkurt) dhe bazohet në ngjarje dhe personazhe të vërteta.

Kanë kaluar shtatë vjet, por rrethanat e historisë së 21-vjeçares janë ende një “fiksim” i hetuesve, që shtrojnë pyetjen: “Çfarë ndodhi me Elisa Lam?”

Lam u zhduk, duke lënë çdo gjë në dhomën e saj, paratë, kartën e identitetit dhe gjithçka tjetër.

Ndërsa çështja u bë e njohur për publikun, policia lëshoi pamjet e fundit të saj, një video e frikshme dhe e çuditshme në ashensorin e hotelit.

Videoja u publikua në 2013-ën duke e përdorur internetin si një përpjekje për të zbuluar misterin.

Ndërsa çështja është mbyllur zyrtarisht, historia e vdekjes së Elisa Lam mbetet ende një pikëpyetje.

SOURCEBulevard News
Previous articleSituata ekonomike në Shqipëri/ Ambasadori gjerman: Ekziston nevoja që klima e investimeve të përmirësohet…
Next articlePërkeqësohet situata në 24 orët e fundit: 1,143 infektime të reja dhe 15 viktima nga Covid