Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ku lëshuan 8 urdhër arreste. Ai u shpreh se do duhet të ruajë sekretin hetimor, por shtoi se është i hapur për çdo gjë.
“SPAK duhet falënderuar sepse ata po punojnë për zbulimin e të vërtetës, SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jem pa ndonjë siklet. Unë kam qenë i hapur për cdo gjë. Punët e mia janë të ndërtuara mbi bazën e shkresave dhe jo të fjalëve. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”.
Për kontaktet me biznesmenin Ilir Rrapaj, Cani tha “ç’ne të më njihte mua, të më jepte edhe ca parë mua ajo, apo si e mendoni ju? C’donte ai me mua. Ministri i Financave nuk ka asnjë lidhje me këtë, pse duhet ta njoh?”