Së pari duhet të dini arsyet përse duhet të ushqeheni pasi keni mbaruar aktivitetin fizik në palestër. Kur bëni aktivitet fizik ju e vini trupin në një situatë stresi. Për të bërë aktivitet fizik trupi juaj ka nevojë për vlera ushqyese. Ja përse duhet të ushqeheni. Pyetja është: cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë sipas ekspertëve, në mënyrë që të ndërtojmë muskujt më shpejt?
Përgjgija e parë është: proteina. Trupi juaj ka nevojë për proteinë në mënyrë që të ndërtojë masat muskulare. Disa nga benefitet që ka proteina janë: ndërton enzimën dhe hormonet, ndikon në funksionet e sistemit imun, forcon flokët dhe thonjtë, balancon lëngjet. Proteina gjendet tek disa ushqime, por tek disa syresh është më e përqëndruar. Këto ushqime janë: vezë, ton, salmon, pula e pjekur, bimët që kanë në bazë proteinën.
Një tjetër lëndë e domosdoshme janë edhe karbohidratet. Kjo i ndihmon muskujt të rikuperohen. Disa nga ushqimet me anë të të cilave merrni sasinë e duhur të karbohidrateve janë: ëmbëlsira me oriz, oriz i bardhë, qumësht, patate të ëmbla ose normale, fruta dhe fara quinoa.
Por ka edhe disa ushqime që nuk duhet në mënyrë kategorike t’i konsumoni pasi keni bërë palestër. Duhet të mos hani junk foods dhe fast food në anjë lloj mënyre. Jo vetëm nuk është e shëndetshme por është e dëmshme. |Bulevard News|