Home Politike Çështja “McGonigal”/ Zbulohen fotot e Ramës dhe Haradinaj në murin e zyrës...

Çështja “McGonigal”/ Zbulohen fotot e Ramës dhe Haradinaj në murin e zyrës së ish-agjentit të FBI-së

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal duket se kishte miqësi të ngushtë me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Kryeministri Edi Rama megjithatë, ka deklaruar shpesh se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëdhënie më tepër sesa “friendly”. Megjithatë Rama s’ka mohuar ta ketë pritur në zyrën e tij në Kryeministri, teksa është shprehur se diskutimi me të ka qenë në vija të përgjithshme.

Po ashtu edhe në Kosovë, është folur se McGonigal ka lidhje me Ramush Haradinajn. Këtë e ka thënë gazetari Milaim Zeka, sipas të cilit Agron Neza, shiptaro-amerikan mik i ngushtë i McGonigal, është takuar me Haradinajn dhe Behgjet Pacollin.

Në fakt, duket se McGonigal jo vetëm është takuar me dy liderat shqiptarë, por këto takime i ka përjetësuar në ambientin e zyrës së tij private në banesën e tij.

Në këtë fotografi ku shfaqet shtëpia e McGonigal, në murin mbi tavolinën e punës dallohen ndër të tjera dy foto të vendosura në kornizë, ajo e takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me Ramush Haradinaj.

Ish-agjenti i FBI-së, sipas dosjes së hetuesve amerikanë, ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga Agron Neza për të nxitur një hetim ndaj lobimit me para ruse të Lulzim Bashës në SHBA. McGonigal akuzohet se ka tentuar të ndihmojë oligarkun rus Oleg Deripaska të shmangë sanksionet e perëndimit.

Previous articleRrëfimi/ Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
Next articleBalliu bën paralajmërimin e fortë: Të përfshirë në skandal janë edhe zyrtarë të tjerë, kanë marrë shuma të mëdha parash