Home Politike Çështja e detit, Mitsotakis: Kemi bërë progres me Shqipërinë! Prishtina dhe Beogradi...

Çështja e detit, Mitsotakis: Kemi bërë progres me Shqipërinë! Prishtina dhe Beogradi të bëjnë një hap pas për të bërë progres

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Mitsotakis shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, Kryeministri grek theksoi se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas.

“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim.

E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se do të diskutojë me Ramën për çështjen e detit, në mënyrë që të zgjidhet, me çështjen që të shkojë më pas në Hagë.

“Po diskutojmë dhe mendoj se kemi bërë progres gjatë ditëve të fundit. Duam të gjejmë dakordësi për të firmosur një dokument që do na mundësojë ta çojmë çështjen në Hagë”,deklaroi kryeministri grek.

Previous articlePër kë bëjnë tifozllëk tiranasit?
Next articleSali Berisha premton se do “lebetisë” Tiranën dhe Europën sot