Home Politike Çështja Beleri, Rama intervistë për Kathemerinin

Çështja Beleri, Rama intervistë për Kathemerinin

Kryeministri Edi Rama do të japë sot një intervistë për gazetën greke ‘Kathemerini’, ku do të flasë për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash.

‘Mirëmëngjes dhe me ftesën që sot në 10:00, të ndiqni të plotë pa asnjë prerje intervistën për prestigjozen greke Kathimerini, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, ju uroj një të dielë të qetë!’- shkruan Rama.

Intervistën për median greke, kreu i qeverisë shqiptare e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa i kthente përgjigje gazetarit grek Pavlos Papadoupolos, i cili kishte kritikuar shtetin shqiptar për çështjen Beleri.

Rama i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes ‘Kathimerini’, dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija.

Në përgjigje gazetari grek fillimisht vlerëson Ramën si Kryeministër dhe shkruan se do të ishte shumë i lumtur që të flasë me të për çështjen ‘Beleri’, për të cilën ka shumë rezerva.

Gazeta greke “Ekathimerini” i ka kushtoi një artikull çështjes “Beleri” më 20 gusht. Gazetari Pavlos Padapoulos analizonte situatën politike mesazhet që përcjell Athina dhe rolin e kryeministrit Rama në këtë çështje. Një tjetër çështje që shtron artikulli është dhe ajo e rivalitetit Rama-Berisha, ku Beleri mund të shihet si viktima e betejës.

Previous articleEuro bie sërish në ‘greminë’, ja me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot në tregun valutor
Next article‘Gjetja e një burri milioner nuk është sukses’, gazetarja përplaset me Alketa Vejsiun