Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë krisur për çështjen Beleri, për analistin Ben Andoni qëndrimi i shtetit helen ishe më i tepruar por kakofonia e brendshme për qëndrimet e Shqipërisë ishin më shqetësuese. I ftuar në Report Tv, analisti veçon përgjigjen e brendshme të zërave publikë si më problematikë sesa vetë qëndrimet e Greqisë.
Nga ana tjetër qëndrimin e Greqisë e sheh mjaft të tepruar ndërsa përgjigjen e kryeministrit Rama si shumë protokollare dhe diplomatike.
“Kuptohet që ëshë një momentet e zakonshme ku Greqia do t’i ndezë tensionet me vendin tonë. Ka pak përvojën e të gjithë problemeve të gjeopolitikës ku pushtetarët për të shmangur problemet e brendshme bëjnë sikur zgjidhin të jashtmet. Mënyra sesi u qas ndaj Shqipërisë ishte e tepruar dhe më e tepruar ishte kakofonia e zërit për pozitën e Shqipërisë.
Unë besoj se është retorikë e politikës së Jashtme. Shqipëria me Greqinë kanë shumë gjëra që duhet të zgjidhen. Mu duk qëndrim brenda protokolli. Rama u mundua ta linte prenoncimin e tij me shumë ekuivokë por hatër mbetja e palës shqiptare është e madhe”, – tha Ben Andoni në Report Tv.