Home Bota Ceremoni në Pakistan, digjen 18 ton drogë me vlerë 1.3 miliard dollarë

Ceremoni në Pakistan, digjen 18 ton drogë me vlerë 1.3 miliard dollarë

Punonjësit e Sektorit të Anti-Narkotikëve në Pakistan dogjën sot një sasi prej 18 ton drogë me vlerë 1.3 miliard dollarë në periferi të kryeqytetit Islamabad.

Ngjarja është paraqitur si ceremoni, ku drejtor i Sektorit të Anti-Narkotikëve, gjeneral-major Ghulam Shaberr Narejo konfirmoi se këtë vit janë sekuestruar këtë vit 184 ton drogë.

Në përbërjen e 18 tonëve drogë të djegura kishte këto lloje: Hashash, opium, heroinë, amfetaminë, metamfetaminë, ketaminë, kokainë, Xanax, ekstazi, Alprazolam, etj.

Mendohet se sasia e madhe me drogë do të dërgohej për në Afganistani, prodhuesi më i madh i heroinës dhe njëri prej prodhuesve kryesorë të hashashit.