Home Slideri Çerekfinalet, Teuta dhe Flamurtari luajnë ndershëm, Bylis e Laçi kualifikohen me laps...

Çerekfinalet, Teuta dhe Flamurtari luajnë ndershëm, Bylis e Laçi kualifikohen me laps në dorë

Teuta-FlamurtariU luajtën çerekfinalet e fundit të Kupës së Shqipërisë, që kanë zbardhur edhe dy skuadrat e fundit, të cilat kalojnë në rundin pauses. Nëse në grupin A gjithcka ishte e qartë, sepse ishin mësuar zyrtarisht skuadrat e kualifikuara për më tej; Skënderbeu dhe Kukësi, mbetej të shihej se çfarë do të ndodhte në grupin B. Aty ku kishim të bënim me një “ekuacion me shumë të panjohura”, zgjidhja e të cilit ka dhënë këtë verdikt: Bylis dhe Laçi. Durrsakët kanë luajtur ndershëm, edhe pse kanë pësuar tre gola. Teuta ishte eliminuar automatikisht dhe nuk kishte më synime në kupë, ndërsa Laçi dhe Bylisi luanin me laps në dorë në takimin tjetër. Pra, nga ky takim do të vareshin shumë gjëra. Intriga më e madhe dhe “shiu” i golave është konsumuar në pjesët e dyta, teksa në Vlorë kanë shënuar vendësit dy herë për dy minuta, për ta vulosur fitoren përfundimtare 3-0 nga penalltia, me anë të Memellit, ndërkohë që kurbinasit japin “shenja jete” me golin e Emurllait, pasi ishin ndëshkuar dy herë nga ballshiotët në 45 minutat e para. Ajo cka zhvillohej në Peqin dhe Kukës nuk kishte fort rëndësi, cka dukej edhe në formacionet e rezervistëve që kishin hedhur trajnerët respektivë në fushën e lojës. Intriga zhvillohej në aksin Vlorë-Lac, ku fati i njërës skuadër varej nga rezultati i tjetrës dhe anasjelltas. Në mes ishte Teuta, që paraqitej me formacionin e vet më të mirë, duke treguar se nuk toleron, teksa e mbrojti portën e Rizvanit të paprekur për 45 minuta, por u ndëshkua tri herë në të dytën. Aq sa për t’ia hequr të drejtën e kualifikimit për më tej skuadrës së Ernest Gjokës, e cila “lan duart” me Kupën e Shqipërisë, një trofe që e lakmonte shumë. Të gjithë kanë qenë sy e veshë nga këto dy ballafaqime, që në pjesët e dyta kanë dhuruar jo pak gola dhe ndoshta momente të dyshimta, sikurse mund të vlerësohet goli i tretë dhe i fitores së kurbinasve në sekondat e fundit, nga u vendosën edhe dy gjysmëfinalistet tjera të Kupës së Shqipërisë: Bylis dhe Laci.

Previous articleNjë tendencë poetike inteligjente në dekonstruksionin arti-jeta
Next articleSheta: Në Vlorë për të ruajtur vendin e dytë