Home Slideri Çelibashi leter policise dhe Prokurorise, për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor...

Çelibashi leter policise dhe Prokurorise, për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor më 14 maj.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku ku u kërkon koordinim të përgjegjësive për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor më 14 maj.

Letra e Celibashit përkundrejt krerëve të 3 institucioneve vjen 3 ditë para zgjedhjeve vendore.

Në letrën e tij, Celibashi shkruan se “Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.Mbi sa më lartë, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”.

Previous articleMeta nga Puka: Rama i do bashkitë që të vijojë të plaçkisë
Next articleEkstradimi i portugezit për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Ministria i dërgon provat Marokut