Home Sport Ceferin: Finalja në Tiranë ishte një sukses i madh

Ceferin: Finalja në Tiranë ishte një sukses i madh

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rikthyer edhe njëherë për ta komentuar edicionin e parë të Ligës së Konferencës, finalja e të cilët u zhvillua në Tiranë.

“Conference League ishte një sukses, finalja e zhvilluar në Tiranë është ndjekur më shumë se sa finalja e Europa League”, u shpreh presidenti i UEFA-s.

Liga e Konferecvësn ishte gara më e fundit e krijuar nga UEFA, ku finalja e edicionit të parë iu besua Tiranës, e cila u zhvillua mes Romës dhe Feyenoord-it.

Ai më pas u pyet për momentet më të vështira që prej se ka marrë drejtimin e UEFA-s, derisa përgjigjen e ka të qartë.

Ai tha se në radhë të parë ishte krijimi i Superligës, derisa momenti i dytë më i vështirë ishte pandemia COVID-19.

“Ishte një ide ortakësh që kishin për qëllim të shkatërronin futbollin. Mbase kemi folur më shumë se sa duhet për Superligën, për mua është një problem që nuk ekziston më”, theksoi Ceferin.

Superliga Evropiane ishte krijuar me idenë për t’u përfshirë ekipet e mëdha evropiane, ku projekti sillej rreth presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez.

Megjithatë, pas kërcënimit të Ceferin se ekipet e përfshira në këtë projekt do të përjashtoheshin nga të gjitha garat e UEFA-s, këto ekipe u tërhoqën.

Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan, Juventus, Inter, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Chelse dhe Tottenham ishin klubet e përfshira në projektin Superliga Evropiane.

Previous articleAmerikanët të vendosur për drejtësinë mbi të korruptuarit, Yuri Kim nxit SPAK të fillojë reprezaljen ndaj politikanëve të inkriminuar
Next articleEnde në proces në ankimimi, Berisha ‘legjitimon’ dhe pret në zyrë fituesin e FPRD-së