Home Aktualitet Ç’do ndodhë me Eva Dumanin që ngeli në Siri pas kthimit të...

Ç’do ndodhë me Eva Dumanin që ngeli në Siri pas kthimit të vëllait të saj? Flet konsulli i Shqipërisë

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb ka deklaruar se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.
Teksa foli në një lidhje “Skype” për emisionin “Radar informativ”, Ghorayeb u pyet se çfarë do të ndodhte me shqiptaren Eva Dumani, e cila disa muaj më parë nuk pranoi të kthehej së bashkë me të vëllain Endrin.

Sipas tij, situata e Evës vazhdon të jetë e vështirë, por ata si konsullatë kanë kanale të fshehta komunikimi në kampe, e ku shpreson që ta kthejnë bashkë me fëmijët e gratë shqiptare të mbetura në Siri.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë se pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë. Kemi kanalet tona të komunist të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vende në botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, u shpreh konsulli Marc Ghorayeb.

SOURCEBulevard News
Previous articleBalluku nxjerr blof Lulzim Bashën: Jam habitur nga deklarata e tij
Next articleVetëm 400 shqiptarë në ditë, Greqia ashpërson masat në Kakavijë