Home Sport Cavani, Thiago Silva, Ibrahimovic… yjet që u lanë të lirë nga Paris...

Cavani, Thiago Silva, Ibrahimovic… yjet që u lanë të lirë nga Paris SG

Nëse PSG shpenzoi miliona për yjet e saj, ai nuk i rikuperoi blerjet kur ata u larguan. Ky është veçanërisht rasti me Edinson Cavanin, i blerë për 64.5 milionë euro në korrik 2013. Golashënuesi më i mirë në historinë e Paris Saint-Germain (200 gola),

“El Matador”, u largua pas shtatë viteve të tij nga Parisi. Uruguajani nuk ishte kurrë në gjendje t’i thoshte lamtumirë “Parc des Princes”, për shkak të coronavirusit dhe një zgjatje kontrate, që nuk ndodhi kurrë. Pas dështimit të largimit të tij te Atlético në dimrin e 2020, Cavani ishte gati të qëndronte, i bindur nga agjenti i tij se historia e tij ishte ende e shkruar në PSG.

Leonardo vendosi ndryshe. Madje Cavani vendosi të mos e vazhdojë kontratën në verën e vitit 2020 edhe pse mund të luante në Final 8 të Champions League. Pa uruguajanin e tyre, PSG do të humbiste nga Bayern Munich (0-1).

Thiago Silva, në fund të kontratës po atë vit, ishte pjesë e afatit kalimtar të parë të madh të Parisit në verën e vitit 2012. Kur mbërriti në Paris, Nasser Al-Khelaifi e quajti atë “qendërmbrojtësi më i mirë në botë”. Kapiteni i klubit për tetë sezone, braziliani donte të vazhdonte aventurën në Paris, ku ai dhe familja e tij ndiheshin mirë (ata kishin marrë nënshtetësinë franceze një vit më parë). Por një telefonate e Leonardos e bëri Thiago Silvën të mësonte se klubi nuk dëshironte ta zgjaste atë. Sot, ai është një nga lojtarët titularë të Chelseas, fitues i Champions League sezonin e kaluar.

Ai e futi PSG-në në një dimension të ri, një galaktikë të re. Pas 4 sezoneve, 180 ndeshjeve, 156 golave, 61 asistimeve dhe 12 trofeve, Zlatan Ibrahimovic njoftoi largimin e tij nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2016, me një postim në Twitter: “Arrita si mbret, largohem si legjendë”. Një postim që të jepte ndjesinë se ishte vendimi i tij, kur e vërteta ishte krejt ndryshe. Suedezi thjesht kishte bërë publik një vendim të marrë nga drejtuesit e tij, pas humbjes nga Manchester City (1-0) në prill të vitit 2016, që rezultoi me eliminimin e PSG-së në çerekfinale të Champions League.

Salvatore Sirigu (2011-2017) gjithashtu nuk e pa kontratën e tij të zgjatej nga PSG. I vënë në garë kundër Kevin Trapp nga sezoni 2015-2016, portieri Italian, pas një huazimi të dytë te Osasuna (pas një të parë në Seville), do të ndërpreste kontratën e tij një vit para afatit të saj, në mënyrë që të bashkohet me Torinon.