Home Sport Carvajal lëndon gjurin, pritet t’i mungojë gjatë Real Madridit

Carvajal lëndon gjurin, pritet t’i mungojë gjatë Real Madridit

Real Madridi ka marrë një lajm të keq nga infermieria e klubit, pasi Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim në ligamentin e njohur si MCL. Mbrojtësi i djathtë spanjoll ka shkuar për teste mjekësore dhe këto teste kanë konfirmuar dëmtimin e lojtarit. Kjo do të thotë se Carvajal pritet të mbesë jashtë fushave rreth dy muaj dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga faqja zyrtare e Realit.

“Pas testeve të kryera në Dani Carvajal nga shërbimet mjekësore të Real Madridi, ai është diagnostikuar me një dëmtim të ligamentit të tij kolateral (MCL) në gjurin e tij të djathtë dhe shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Pas këtij lëndimi, mediat spanjolle raportojnë se Carvajal do të mungojë rreth dy muaj dhe do të humb shumë ndeshje të Los Blancos. Carvajal do të humbasë El Clasicon ndaj Barcelonës, ndërsa ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet kundër Levante, Cadiz, Huesca, Valencia dhe Villarreal dhe katër ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

SOURCEBulevard News
Previous articleShqipëria në 24 orët e fundit: 265 të shëruar, 159 raste të reja, ja harta e shpërndarjes
Next articleSi Berisha e Meta përdorën Ilir Kullën për publikimin e fakenews për mbetjet toksike në mediat italiane