Home LifeStyle Candice si Marylin Monroe, lë pa frymë “Central Park”

Candice si Marylin Monroe, lë pa frymë “Central Park”

largea_candice1366958867Modelja afrikano-jugore ka bërë që për disa momente të tërheqë vëmendjen e të gjithë parkut të famshëm të New York.

E s’kishte si të ndodhte ndryshe. Candice Swanepoel ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, me një performancë mahnitëse në “Central Park”. Gjatë realizimit të katalout “Victoria’s Secret Autumn”, supermodelja pati një moment në stilin Marylin Monroe, me fustanin që i është hapur nga era. Kaq është dashur për të përqendruar vëmendjen drejt saj. Bjondia afrikano-jugore ka pasur edhe si sfond një ditë plot diell në parkun më të famshëm të New Yorkut. E me të vërtetë që Candice është dukur tepër marramendëse, për këdo që ka kaluar qoftë edhe rastësisht në “Central Park”.

Previous articlePKK tërhiqet nga Turqia më 5 maj, thotë lideri
Next articleEULEX-i akuzon 17 serbë për masakrën e Mejës