Home Portret “Çamët”

“Çamët”

Nga Bamir Bebeziqi

“Sofiiije! Ma hiq ket çun nga çatia se m’i theu tjegullat!”
Kjo ishte thirrja e zakonshme e nene Kizes, nje çame qe jetonte ne nje dhome te shtepise se gjyshit tim, ne Shijak.

Isha i vogel, kater pese vjeç dhe kujtoj qe ne nje pjese te shtepise se madhe te gjyshit, kishin strehuar dy familje çame. Njera ishte me kater femije dhe njeri nga femite, te cilin e quanin Reshat dhe e therrisnim Çati, ishte moshatar me mua dhe sa here qe shkoja tek gjyshi, luaja me te.

Ata kishin nje dhome ne katin e dyte dhe nje kuzhine me sallon ne katin e poshtem. Ne katin e poshtem, ne nje dhome tjeter te madhe jetonte nane Kizja me te bijen. Nane Kizen e kujtoj gjithnje veshur me tumane, veshjen karakteristike çame, gjithnje me shami ne koke e nga pas shamise dilte nje gershet i holle, i shkurter, plotesisht i thinjur.

Tek baçja, gjyshi im kishte nje man te madh, gjigand dhe une i vogel sa here shkoja, shikoja qe kokrrat me te medha te manave binin tek çatia e dhomes ku banonte nane Kizja dhe se ku kisha gjetur nje pale shkalle e drejt ne çati. Por nuk zgjaste shume. Dy tre hapa ne çati dhe menjehere degjohej e bertitura e nane Kizes, e cila m’i njihte hapat dhe fillonte te therriste nenen time.

Ato dy familje jetuan disa vite ne shtepine e gjyshit, derisa gjeten strehe diku tjeter dhe per mua mbeten perjete ne kujtese. Nuk di ku behet Çati sot, pasi nane Kizja, ka kohe qe ka ndrruar jete.

Ne shkrimin tim ”Diamanti Blu”, kush e ka lexuar me vemendje, kur i jati i Stefanise u gjend ne port, ne New York pa ditur ku te shkonte, Abedini, nje çam, rastesisht e gjen dhe e ndihmon shume per te gjetur strehe dhe pune, ne ato vitet e para e te veshtira te emigracionit. Kete nuk e kam shkruar pa qellim. Nje çam, ndihmon nje familje shqiptare te besimit orthodox. Behet fjale per vitin 1921.

Para disa kohesh, nje shoqja ime e gjimnazit me te drejte me thote, se a do te shkruash ndonjehere per çamet. I premtove se do te shkruaj, por ne fakt nuk e kisha te lehte. Te duhet te lexosh shume, pasi historia e Çamerise eshte e komplikuar, nje histori sa tragjike, sa e lavdishme. Historine e Çamerise, me shume e kam mesuar nga shkrimet e vete miqve te mij çame, nga rrefimet e tyre e gjithnje kam vene re, se kur miqte e mij çame flasin per Çamerine dhe vendin e te pareve te tyre, emocionet i pushtojne, syte i mbushen me lot dhe kane plotesisht te drejte. T’i mohosh njeriut vendin ku kane varret e te pareve, shtepite, pronat e kujtimet me doemos do te flasi emocioni, brenga, vuajtja, thirrja e te pareve, klithma per padrejtesine.

Ne jeten time kam njohur shume çame, kam pasur shume shoke e shoqe, qysh nga femijeria.

Te parin shok qe kam patur ne jete, ka qene nje çam me emrin Bahri. E kishte shtepine m’u perballe meje, aty ku sot eshte Amfiteatri. Une dilja tek porta dhe Bahriu tek porta e tij. Mund te kem qene 2 ose 3 vjeç. Ngjitur me Bahriun, jetonte Erveheja me Kitren, ashtu e therrsnim Hysen Haxhine, notarin e famshem te Lokomotives. Edhe ata ishin çam.
Ne vitin 1967, kur isha vetem 5 vjeç, na u prish shtepia per zbulimin e Amfiteatrit dhe na çuan tek nje apartament i vogel, tek pallati perpara Fermentimit te Duhanit.

Ika nga Kopshti 1 Maj e fillova tek 7 Marsi.
Aty bera shok nje djale tjeter çam. Ishte Elmaz Taka, pinjoll i nje familje te shquar te Çamerise. Osman Taka, ka qene stergjyshi i tij.
Ne mehallen time te re, banonte nje familje e madhe çame, me disa djem, Bashku, Mili, Ximi, Dashi. I jati i tyre ishte kamarier tek Vollga. Nuk besoj se ne Durres te kete patur historikisht ndonje kamarier me xhentil, me te sakte e me te shkathet se ai njeri.
Tani, kam nje pyetje qe nuk mundem t’i kthej pergjigje. Ndoshta miqte e mij te shumte çame mund te me ndihmojne.

“Perse shumica e çameve jane bionde e me sy bojqielli? A mos jane shprehje e autoktonise? A jane shprehje e nje popullsie qe vjen ne kohet tona, qysh nga lashtesia?”
A ka çam me simpatik, me sy bojeqielli se shoku im me i ngushte ne klase te pare fillore, Bardhyl Pepeto?.

Po shoku im, simpatiku me floke te verdhe Tim Damini, notari i Lokomotives? Tim te pershendes.

Ne Durres, te gjithe e kane njohur Gim Çafulin. A ngjasonte ai me gladiatoret e Ilirise?
Po Lutfi Zino, nxenesi i dashur i tim eti a ishte biond me sy bojeqielli?
Po Cuf Idrizi, furbollisti, bashke me te vellane? Po Tos Haxhia, shoku im i tetevjeçares?
Po Lum Çafuli, miku im i mire, i cili u largua para disa kohesh nga kjo bote, a ishte i tille? Eh ku me shkoi mendja tek Lumi. Nuk besoj te kem njohur njeri me te dashur, me te sjellshem e me xhentil se ai njeri ne Durres! Sa shume me donte, sa me deshire me takonte!

Po Mir Kasemi! Ka pas çun me king ne Durres? Mir, me kepucen tende qe ta mora borxh jam martuar, pasi kemben tjeter e kisha ne allci. Nuk besoj se e harron.
Ne gjimnaz kisha nje shoqe shume te mire, volejbollisten e Lokomotives Moza Estrefi. Moza, te pershendes. Po Lad Lamen! A mund te harrosh nje artist i lindur humori! Ladi, te pershendes.

Po profesori im kujdestar ne gjimnaz, Kujtim Lluri? Çamet jane shume inteligjent e kane nje inteligjence natyrore, por kur shtohet edhe studimi, ata dalin me te vertete shkencetare.
A eshte sot shkencetar Dr. Gentian Lluri, djali i profesorit tim dhe zonjes Desi.
Me thoni, a eshte e lehte te gjesh’ ne Durres, nje grua inteligjente si Luli Basho? Luli te pershendes.

Mandi Yzeiraj, mos kujto se te harrova. Çam king je edhe ti. Babi juaj, na zbukuroi fisin.
Pak kam njohur ne jete njerez me nje llogjike analitike apo inteligjence, si shoku im i universitetit, Shuaip Isai nga Saranda.

Im ate ka punuar si mesues, disa vite ne Plazh, ne fund te viteve ‘50 e fillim te viteve ‘60. Ai i njihte te gjithe çamet e Plazhit dhe ata e donin dhe respektonin shume. A ka ndonje çam plazhi, qe nuk e njeh tim ate? A ka ndonje çam plazhi, qe sa permendet mbiemri im, mos te me permendin tim ate? Kete pyetje mund t’ja besh sot prof Hajredin Isufit, apo Lutfi Zinos, qe permenda pak me siper, apo Lut Sejdinit, futbollistit te Lokomotives.
Çam kam njohur shume. Vetem ne FB kam mbi 20 shoke e shoqe çame, apo jo Mandi, Moza, Mazi, Ladi, Diana, Luli, Rita, Bardh Pepeto, Mir Kasemi, Bujar Hado, Ilir Ibraimi, Aqif Dino, Ilir Fetahu, Miri Shkoza?

Çamet erdhen ne Shqiperi te gjymtuar, te plagosur, me femije te vegjel, me foshnje e disa prej tyre, te cilet akoma jetojne sot, kujtojne krimet çnjerezore qe i eshte bere asaj popullsie shqiptare te pafajshme, por megjithate çamet jane njerez vitale e shume puntor. Dhe te gjithe e pranojme, se çamet nuk e kane patur te lehte. Kane vuajtur shume, por buken nga guri jane mesuar ta nxjerrin. Ata diten si te mbijetonin dhe sot, shume prej tyre jane te suksesshem ne profesion e biznese..

Çamin, sado te perpiqesh ta ulesh poshte, ta vrasesh, ta perçudnos, ta djegesh, ta theresh, ai perseri gjen forca te ringrihet. Kane te akumuluar ne gjak e ne kocka, energjine e diellit dhe te detit Jon prej shekujsh, kane inteligjencen, kane instinktin e mbijetes dhe me shume, trimerine.

Më sipër eshte shtepia e gjyshit, realizuar nga artisti shijakas Dash Gurabardhi. Duket mani i madh dhe çatia e dhomes te nane Kizes.

SOURCEBulevard News
Previous articleGjykata liron të arrestuarit për vdekjen e punëtorit në Korçë
Next article“Shpëtimtari” i shqiptarëve në ring “Boksier” si kauboji Shkupit

1 COMMENT

Comments are closed.