Home Opinion Çamëria rrënja e kombit tim

Çamëria rrënja e kombit tim

Nga Ymer Nurka 
(Kuvendi i Shqiperise me deputetet e tij, diskuton per Çamerine, por ata kurre nuk perfaqesuan ndjenjen dhe mendimin Panshqipetar per kete plage te Kombit, qe cdo çast kullon gjak.)
Përse Çamërinë e cilësoj, si rrënjën e Kombit tim?! Jo thjesht tek dimensioni i lashtësisë, por me vizionin e hartës së Shqipërisë së plotë, apo “të madhe”, siç e quajnë rrufjanët e shteteve fqinjë. Ja kështu më konfigurohet Çamëria, si një rrënjë-bosht, që zgjatet dhe shtrihet, deri në thellësi të dy deteve, Jon-Egje, më tej duke u shfaqur pastaj fizikisht, deri poshtë në arqipelag.
Politikanët shovinistë na njohin me themel, madje deri në detaj, ata e njohin me dhembë e dhëmballë mentalitetin tonë, veç ne Arbërorët, s’e njohëm, që s’e njohëm dot vetveten. Ata kanë studiuar në mënyrë gati skrupuloze natyrën antropomorfe dhe psikofizike të Shqipëtarve, prandaj edhe kanë sukses në trajtimin e “çështjes”. Ata dinë sesi të sillen me viktimën e tyre dy shekullore, ndërsa ne kemi rënë pre, ashtu siç ata kanë dëshiruar, madje duhet ta pranojmë botërisht, se shovenët e Ballkanit në këtë drejtim, janë mbi 100 vite “përpara” nesh dhe për këtë flasin të gjithë faktet. Ata kanë pesë Akademi shkencash, të cilat merren enkas me shuarjen graduale dhe asimilimin e plotë të genit Shqipëtar. Edhe ne sot kemi dy akademi shkencash, dy shtojca të akademive të tyre, të cilat me veprimtarinë dhe mosveprimtarinë e tyre, bëjnë të mundur lehtësimin e zbatimit të projektit për gjenocidin makabër. Ata kanë pesë shtete dhe institucione aktive, ndërsa ne kemi dy klika kuislinge, që miratojnë me në heshtje planet antishqipëtare. Ata kanë mijra shkolla, ku pinjollët e tyre mësojnë historinë e rreme të popujve nga rrjedhin, histori të mbushura përplot me heronj dhe kreshnikë, duke i bërë më të motivuar e më të egër kundrejt nesh, ndërsa ne, me qindra shkollat tona, s’i mësojmë asgjë brezit të ri, as në ciklin 12 vjeçar dhe as n’atë universitar, madje në currikulat tona aktive, i këshillojmë, të jenë tolerantë dhe të squllët, gjoja të civilizuar, d.m.th pa koshiencë kombëtare, mbi atë, çka po na rrethon e ç’na pret. Në librat e këtyre tre dekadave ne paraqitemi, pikërisht ashtu siç na përshkruajnë Megalidhea dhe gjithë shovenët; si një popull historikisht i robëruar, pa identitet, pa heronj, pa histori, gati si ardhacakë. Këta 5 shtete me popuj me gjak bastard e të ashtuquajtur si kombe modernë, kanë plot 150 vite, që me bekimin e Evropit (sidomos të Rusisë), në bashkëveprim me njëri-tjetrin, nëpërmjet linjës famëkeqe të Orthodoksisë, sot po kordinojnë veprimtaritnë e tyre antishqipëtare, më ethshëm dhe më diplomatikë se asnjëherë tjetër, pasi ata e dinë shumë mirë se; nëse ndodh të ngrihet shpirtërisht, (pastaj dhe fizikisht) kombi i madh Arbëror, atëherë vihet seriozisht në pikëpyetje egzistenca e tyre, së pari pseudokombet Malazez dhe Maqedonas e më pas ai Grek dhe Sërb. Kjo gjë vështirë të ndodhë derisa dy shtetet Shqipëtare ende udhëhiqen nga delirantë dallkaukë, oportunistë dhe servilë të pandreqshëm, të cilët veçse grinden, saqë thua se për turp, në këto dy dekadat e fundit, nga xhelozia me njëri-tjetrin, do të shpërthejnë ndonjë luftë, midis vedi. Po në fakt s’dëshiroj të ndalem aspak këtu. Gjithashtu s’kam ndërmend të bëj, as të diturin, i cili di gjithçka e çdo gjë! Ndjesë, nëse ndodh që diku të humb modestinë! Pranomëni kështu siç jam; nuk mundem të hesht për Çamërinë, për fillin gjenetik më të rëndësishëm të gjenezës sonë, e cila dëshpërimisht, po thahet orë e çast, që kalon! Deri më sot, më duket se dëgjoj veç folklor për të, megjithatë përsëri mendoj që s’është pak, pasi këngët plot mite dhe legjenda, apo librat me kujtime, si dhe gjithçka tjetër, evokojnë kulturë Arbërore, e cila ka të bëjë me historinë e moçme të rrënjës-bosht, asaj më të rëndësishmes trevë të kombit, që kuvendon me gjuhën e perëndishme; Shqip, e cila na bashkon dhe identifikon, e si rrjedhim na ndihmon, të bëjmë lidhjen e gjakut, midis nesh, të sotmëve dhe gjysh-stërgjyshëve tanë Tejhomerikë. Pa gllabërimin e Çamërisë, Greqia s’do të mund të ishte kaq “imponuese”, kaq agresive dhe denigruese, kaq e kriminalizuar, deri në gjenocid. Fatkeqësisht, pavarësisht performancës n’aparencë, së gjoja civilizimit, këta të ashtuquajturit kombe rrotull nesh, ngjajnë, si ato eshkat gjigande, që e kanë tejkaluar madhësinë e trungut, tek i cili janë ngjitur e po i thithin limfën jetëdhënëse. Madje, këto amalgama gjenetike mundem t’i cilësoj, si vrima të zeza, të cilat kanë shekuj e shekuj, që thithin vlerat morale dhe materiale të kombit Arbëror. Këta tumorë enormë, si për ironi, janë peshqesh nga Evropa, dhënë si shpërblim, pēr gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur nga Arbërorët, që kontinenti i vjetër të shpëtonte nga invazioni m’i egër në historinë botërore; nga Çallma fondamentaliste dhe obskurantiste Islamike. Pesë shekuj më parë, ishin Shqipëtarët, ata që nuk lejuan, që kishave të tyre tu shëmbej përtokë kambana dhe në vend të tyre të ngriheshin minare. Ishin Shqipëtarët, ata që nuk lejuan, që zonjat e tyre të mbanin ferexhe, duke u dhënë pa kushte dinjitetin historik, që Çarlët , Xhorxhët, Fransuatë, Xhuzepet e Jozefinat, Elisabetat e Alfredët, Frederikët dhe Antonetat, të mos quheshin me emra allasoj, si Rrahman, Mahmut, Selman , Ballkyz, Hajrullah, Zenepe, Fatime, Qerime Qefsere, etj, etj. E këta emra, si për ironi të fatit vazhdojmë t’i mbajmë vetë ende dhe sot, si atavizma dhe dëshmi e tmerrit Selxhuk. E thotë populli ynë shprehjen; “Kush bëri mirë e gjeti mirë?!” Ja pra ky është shpërblimi i Evropës, pas pesë shekujsh, e cila na bëri kurban për interesat Sllave. Ishin Shqipëtarët që u bënë barrikadë kundër invadimit Otoman dhe sot për paradoks, ka Evropianë, që na identifikojnë me vetë pushtuesit Otomanë. Kjo ndodh, sepse Evropa, as ka patur dhe as ka një moral të qartë, rrjedhimisht ajo, as di që të kërkojë ndonjëherë ndjesë, per gjithe padrejtësitë e bëra kundrejt njërit prej kombeve më të lashtë në Glob. Shtriga plakë me huqe, e ngarkuar sot me aksesorët më të shtrenjtë të kapitalizmit, është po e njëjta potencialisht edhe ngarkuar me mëkate, edhe pse mundohet që të bëjë këshilltaren e urtë, e cila na paska pësuar metamorfozën e një nuseje të re. Përsëri, ajo me të njëjtën filozofi mbahet. Ajo ende i vështron Arbërorët me syzet e Mesjetës. Eshkat gjigande, (vegjetojnë mbi trupin e kombit tonë), i cilëson, si pemë të lashta, ndërsa etninë tonë e konsideron, me një perceptim djallëzor, si një atavizëm në kurrizin e këtyre katër kombeve, të cilët i sajoi po vetë. Përse ndodh kështu dhe ç’politikë absurde ajo bën ?! Sinqerisht këtë, si Shqipëtar s’arrij ta kuptoj dot, as sot, as mot. Ajo çka më vret më tepër në shpirt, është Çamëria; dhimbja m’e madhe e trojeve tona, shkëputja e së cilës nga trungu mëmë, u bë në formën më barbare, aty në mes të Evropës dhe pas dy luftrave Botërore. S’mundet të harrohet kurrë ajo tragjedi, dhe as të shlyet nga memorja e kombit Arbëror. Po natyrisht synimet Greke, jo vetëm gjatë luftës, por edhe në paqe, depërtojnë ngadalë dhe heshturazi, duke u shtrirë, si metastazat, që devitalizojnë një trup të gjallë. Qëllimi i tyre ka qënë dhe mbetet gjithmonë Jugu. Ata duan të çaktivizojnë gradualisht pjesën më përcaktuese të identitetit tonë kombëtar, ku nervi i të qënit Shqipëtar është determinant. Qëllimi i shovinizmit Grek është shtrirja deri në Shkumbin, se mbi Shkumbin e lart e kanë territor tre gen-rrensat e tjerë shovenë. Janë të ndara qartësisht hiset dhe sinorët. Ata punojnë orë e çast për këtë. Po kjo botë kështu qënka ndërtuar, pa kode humane dhe principe morale. Të ashtuquhajturit Helenë, pasi na grabitën me forcë territore pafund, na dekurajuan, ku me ungjill e ku me kërbaç e më pas na poshtëruan me nofkën turko-allvanoz; fjalë q’e shpikën enkas për ne. Qe pikerisht ky argument, ku mbi 50% të banorëve të Çamërisë i dërguan të gjithë në Turqi, që shteti (gjoja vëlla) Turk i pranoi dhe asimiloi me mekanizmat e njohura të nënshtrimit, duke i konvertuar në myslimane të thekur, pa të drejta identifikuese kombëtare. Gjoja nder i madh, se ndryshe do na shfarosnin Serbët, Maqedonet dhe Greket, etni të paqëna, që precipituan në trojet tona nga gërmadhat e konglomeratit Otoman. Paradoks dhe absurditet bashkë. Domosdo edhe Turqia është një komb tjetër (i sajuar padyshim) një komb vampir shekullor, i etur dhe i ushqyer me hemoglobinë, të cilit nuk i bënte punë, gjaku i popujve Persë, por i pëlqente më tepër gjaku i pastër Arbëror, sepse ishte ky gjak, që i jepte më shumë vitalitet dhe e afronte më shumë me rracën ariane, të cilën Turqit e kanë për filozofi dhe strategji, duke e përdorur si urë për të qënë sa më pranë “kumbarës” Evropë. E natyrisht kësaj lukunie kombesh i kanë ecur perfekt synimet, po ne si Shqipëtarë ku jemi?! Ku është “Çështja Çame” sot?! Gjoja është shpënë nëpër kancelaritë Evropiane, në Senatin Amerikan, në OKB e ku di unë?! E gjoja janë mbajtur rezoluta. Edhe që cilësohet si “Çështja Çame“, u vjen për voli, duke servirur me dinakëri, siç u pelqen institucioneve shovene. Si psh: “Çështja e Kosoves”, “Çështja Çame”, “Çështja e Shkupit”, “Çështja e Ulqinit” etj etj, terma të tilla, të buta gati si eufemizma, se mos lëndojnë boshtin e madh të Ortodoksisë Sllavo, Turko, Greke. Po ç’hyn Turku në këtë bosht do thoni ju?! Hyn si s’hyn. Atje në Stamboll ç’bën Patriakana me patriarkë e dhespotë?! Qëndra, ku janë thurur e vazhdojnë të thuren intrigat e Megalo-idhese, e cila ka për devizë të saj; tragjedinë, grabitjen, gjenocidin. Hallet e kombit Shqipëtar Evropa i konsideron, si çështje të fragmentarizuara, edhe pse faktet flasin vetëm për një të vetëm Casus dhe një të vërtetë të madhe Shqipëtare. Tashmë ne kemi “de facto” dy shtete, por jo dy qeveri Shqipëtare, këtë duhet ta pranojmë hapur dhe pa ekuivok, pasi të gjithë e dimë, se politikanët tanë janë inferiorë, të cilët bëjnë sikur punojnë për këtë komb, e veprat e tyre tregojmë qartë se janë të shitur këmbekrye tek armiqtë e kombit Arbëror. Edhe nëse ka ngelur ndonjë syresh, apo disa syresh, ata janë pa pushtet dhe pa zë. Flasin nëpër rrjetet sociale, si unë, si ti e si të gjithë Shqipetarët së bashku, ku gjoja sulmojmë armikun nga bedenat e në fakt ngushëllojmë njeri-tjetrin. Egzistenca e kombit tonë sot, s’duhet të shtrohet i fragmentarizuar dhe me spontanitet, por në mënyrë të kordinuar dhe me themel, si brenda trojeve ashtu dhe jashtë tyre, pasi kështu si jemi katandisur ndjehemi të pambështetur sa dhe si duhet nga pseudopolitika dhe drejtësia ndërkombëtare. Nejse, në këtë drejtim duhet të flasë me profesionalizëm dikush tjetër dhe jo unë, një qytetar i zakonshëm. Po zëri i Çamërisë, i rrënjës së prerë të kombit tim, ku është vallë?! A ka përfaqësues, apo jo?! Më vjen keq, ndërsa shikoj se dhe këta janë tipikë, si tërë Shqipëtarët, të cilët gjatë ketyre 30 viteve, më tepër kanë vajtuar, sesa kanë punuar për tokën e tyre. Janë bërë njëlloj, si të gjithë këtu, duke u ngatërruar me politikën e paprinciptë dhe me allishverishet tona. Kanë të njëjtat vese dhe lakmojnë pronat, si gjithë të tjerët, edhe pse pronat i kanë në Çamëri, u bënë me të përndjekur, sesa ne këtej nga Durrësi Elbasani, Kukësi, etj etj. U qanë prej sistemit, madje e cilësuan dhe vazhdojnë ta cilësojnë Enverin njëlloj, si Napoleon Zerva. Bashkëpunuan dhe kontribuan në përmbysjen shtetin të vetëm Shqipëtar, i cili kishte ushtri të kompletuar dhe institucione. Çamët ranë brenda në Piramida po njëlloj dhe zgjodhën në pushtet, si përfaqësues llumin e komunitetit të tyre, disa pelivanë dhe dallaverexhinj dhe jo bijat dhe bijtë më të mirë. Shkurt Çamët e harruan hallin e madh të truallit të grabitur. Them “qajnë”, se ata së pari nuk kanë një zë të tyren, të unifikuar e për më tepër u mashtruan me partiçka dhe ca lëvizje, që ngjanin e ngjajnë me shumë, si instrumente të politikës Greke, sesa si përfaqësues të popullit Çam. Nuk dua të përmend emra, se më vjen ndot prej poshtërsive të tyre, prej tradhëtisë dhe zhgënjimit që sollën. Çamëria, realisht nuk është thjesht trolli i Çamëve, por gjymtyra dhe organi kryesor i Nacionit Arbëror, substrati gjenetik i rracës autoktone Shqipëtare. Gjithçka, që ta rrëmbejnë me forcë, në këtë kohë e mbi këtë botë, vetëm me forcë mundet ta rimarrësh përsëri, sepse ai që ta rrëmbeu është subjekt krimi. Këtë e provoi më së miri lufta e Dardanisë (Kosovës), ku verdiktin për rikthimin e saj në identitet e dha Amerika, shteti m’i fuqishëm i botës, i pamolesur deri diku, si shtetet Evropiane me intriga dhe djallëzi antishqipëtare. Po le ta lëmë ç’bëjnë Amerikanët për ne! Po ne vetë ç’bëjmë për kombin tonë?! Sot mendoj se nuk bëjmë asgjë, veçse vegjetojmë dhe dremitim, si të sëmure, si të hutuar dhe në jerm nga hallet personale, tamam si ai Gomari, të cilin po e hante ujku dhe akoma meditonte e thoshte; “Dashtë zoti të jem në ëndërr!”
Çamërinë na e morën Greket. Ata, të cilët “de facto”, deri diku edhe “de jure”, na janë ulur këmbëkryq mu në mes të Tiranës.
A s’më thoni e më tregoni ju, o bij të Çamërisë, qoftë dhe një memorial të ngritur në këto tre dekada, për nder të atyre bijve dhe bijave Çamë, të cilët luftuan me mish e me shpirt dhe derdhën gjakun për këtë Komb?! A s’më tregoni ndonjë monument të ngritur në Demokraci dhe të vendosur qoftë dhe në periferi të Tiranës, për një personalitet Çam?! Në Diktaturë, mirë apo keq, u përjetësia biri i Çamërisë Hero i Popullit “Ali Demi”, emrin e të cilit mban një lagje e tërë, sa çereku i Tiranës! Çamëria ka artistë të mëdhenj, të cilët po skalitin monumente për heronj të tjerë dhe personalitete të Kombit Arbëror. Si mundet atëherë të mos ngrihet një simbol gjigant, i cili të flasë për gjithë historinë dhe dramën e saj?! Po shovinistët Grekë po ngrenë varre me kokalla qensh e gomerësh, deri dhe lapidarë e memoriale pa fund, sikur kjo toka jonë jetë e mot të ketë qënë e rracës së tyre prej magjypësh?! Po “vëllezrit” Turq që për një gjoja “puç shteti”, ose më saktë per disa antirepublikanë dhe antiqemalistë, na bënë peshqesh një memorial të tërë, me disa persona të rënë, që në fakt ishin mjeranë e s’ditën ç’bënin e për kë u martirizuan?! Po Sërbët ngrenë memoriale dhe kisha mu në zemër të veriut tonë, për dy tre fshatra Sllavishtfolës. Po Çamëria, Dardania dhe Shqipëria, ku i ka memorialet për bijt e vet?! E fundit herë, që të themi Çamri, Dardani, Shqipëri, se nuk janë tri, por është një dhe e pandarë dhe thirret kombi Arbëror! Pse Arbëror dhe jo Shqipëtar?!, sepse kështu është thirrur atëherë, kur na ndanë kongreset e Berlinit dhe Konferenca e Londrës, apo Shënstefanët, të cilët me hile na quhajtën Shqipëri dhe Kosovë!
Me sa di unë Çamëria ka biznesmenë të fuqishëm, por shumë pak investojnë për vatrën e tyre shtërgjyshore të grabitur.
Te paktën le të ruhen me kujdes, ato vlera kulturore dhe shpirtërore, që u trashëguan ndër mijra vite egzistencë! Po një asambël kombëtar i Çamërisë, nuk krijohet dot, po
thjesht këndojnë dhe hedhin valle, dy a tre, ja dhjetë artistë në menyrë spontane?! Pse ky është shpirti i madh dhe i lashtë Çam?! Asambli i rrenjës-bosht të kombit Arbëror s’duhet të reshtë së kenduari dhe hedhur valle, në të gjithë skenat e Evropës dhe Amerikës, si dëshmi e të qënit gjallë të Çamërisë, e cila nuk do të vdesë e nuk do te zhduket ! Po ku janë muzetë?! Nëse nuk ju mbështetën qeveritë, ata mundet të ngrihen privatisht e të ruhen të gjithë faktet e artefaktet, si dëshmia e gjenocidit Grek?!
Pse nuk ngrihen Universite dhe shkolla, institute spitale me emrin “Çamëria” që të ruhet e të mos venitet krenaria e të qënit Çam?! Edhe kur kam shkuar nëpër fshatra, ku jetojnë shumica e këtij komuniteti, kam pare minaret, këto dhurata djallëzore të Islamit fondamentalist. Harruat ju brezi i ri i Çamërisë argumentin se përse u dëbuat nga trualli, si turko-allvanosë?! Nëse keni kujtesë historike, atëherë përse i lejoni që të ngrihen këto kulte, të cilat po ngulen në trupin e kombit Arbëror, si bajoneta e nuk po e lënë të çohet dot më këmbë?! E theksoj se plaga, që dhemb në shpirtin tuaj dhe amaneti i gjyshërve, që u masakruan nuk duhet kurrësesi të harrohet dhe fashitet, ndryshe e humbëm Çamërinë e shtrenjtë njëherë e përgjithmonë! Ju bij të Çamërisë, vendin e keni atje, ku ju thërret zëri i zotave tuaj të moçëm, ku ju thërresin heronjtë legjendarë me Marko Boçarin në krye, atje ku Janina njësohej, si qytet i madh, atëherë kur Athina konsiderohej fshat!
Herë pas here më jehojne në vesh këngët burimore të gjyshërve të mij dhe midis tyre vargjet kushtrimore;
Janina, çerek Stambolli,
Hapni sytë, se na i mori !
Burra trima Shqipëtarë!
Ngrihuni, se jemi gjallë!
Vini kapat përmbi vetull!
Merrni pushkët nën-ë sqetull!
E ne sot në kohë moderne, rrimë si të vdekur e s’bëjmë dot asgjë. Kujtojmë se Çamëria do të merret me demagogji, servilizëm dhe gjoja diplomaci, duke e cilësuar atë republikë! Po ç’republikë e quhani Çamërinë?! Ajo është rrënja vertikale e kombit Arbëror edhe shpirtërisht edhe fizikisht. Ja pikërisht me një status të tillë duhet kërkuar! Lëvizni bij të Çamërisë! Lëvizni dhe mos u përzieni me axhendat e qeveritarëve tanë, të majtë e të djathtë, të cilët u shesin tek Greku dhe Sërbi, sa herë ata kanë nevojë për llomka, e për pushtet! Bashkohuni në struktura të besueshme dhe ndërtoni strategji mbarëkombëtare, sesi në vitet që vijnë, të bashkohet Çamëria me tokën Mëmë, kjo vatër e moçme, ku rronin perënditë Pellazgo-Ilire!