Home Opinion Çamëria pjesë e ndërgjegjes kombëtare

Çamëria pjesë e ndërgjegjes kombëtare

kadiuNga Bashkim Kadiu / Një dëshmi e gjallë, aspiratë e një populli të tërë, një ideal i kristalizuar, një mall për vendlindjen e ky është rezultat i lëvizjes kombëtare që ndihet e betonizohet çdo ditë e më shumë e kjo është çështja çame. Madhështia dhe personaliteti i këtij populli është patriotizmi, dija që i ka rrënjët në atdhedashuri. Një çështje madhore, imediate, rezoluta e vëllezërve tanë çamë për tu njohur në Parlamentin shqiptar nuk është çështje e një partie por e një populli të tërë, e këtij sovrani, ndaj mos hezitoni nga thirrja e ndërgjegjies kombëtare. Martirët çam, për të ruajtur dinjitetin e Shqipërisë janë të shumtë, janë pjellë e këtij populli më të vjetër në Ballkan. Çështja çame është pjesë e historisë kombëtare, pjesë e historisë biblike ndaj çdo faktor partiak duhet të dijë se burimi i krenarisë kombëtare vjen i plotë e me dinjitet si produkt i njohjes së rezolutës shqiptare. Përmasat e personalitetit të një kombi nuk do të jenë kurrë të plota nëse me qëllim apo pa qëllim do të linte jashtë kornizës të së vërtetës një pjesë të popullit të vet. Relatat ndërmjet politikës dhe politikanëve shqiptar, për hir të karrierës më 2004, nuk e bënë të mundur realizimin e rezolutës shqiptare, por çështë më e keqe dhe më e turpshme dhe me të drejtë quhet apo duhet quajtur tradhti kombëtare, ajo rezolutë nuk rezulton ne fletoren zyrtare e kjo do të thotë : Imoralitet Politik. Esenca kryesore e këtij veprimi të turpshëm të atij viti është dhe ka vetëm një thirrje: Kush është limiti i qëndrimit tuaj të turpshëm o politikanë? Të gjithëve juve ju mungon ligjitimiteti i njohjes si politikan, ju jeni tallur me çamët, me popullin shqiptar. Dijeni se çështja came nuk është e sajuar, por ajo ekziston, ajo ruhet me krenari e vendosmëri nga populli çam shqiptar, nga një sovran i tërë; faktet flasin vetë. Pengesat e krijuara nga ju o plitikanë janë të pajustifikueshme. Jeni ju që keni penguar komunikimin mes vëllezërve çamë, jeni ju që keni fshehur qëndrimin parlamentar të vitit 2004 mbi Rezoluten Çame. Çamëria është dhe do të mbetet në jetë të jetëve tokë etnikisht shqiptare. Ngjarjet e tmerrit, e masakrës greke ndaj vëllezërve tanë në djegie, vrasje, varje si dhe dëbime janë të dokumentuara, të arshivuara, të njohura nga skena ndërkombëtare, por ç’është më e rëndësishme ato janë të ruajtura thellë ne kujtesën e sovranit. Dijeni o politikanë të 2004-ës se vetë Konica e Frashëri e kanë mbrojtur me fanatizëm çështjen çame. Qëndrimi i tyre është pjesë e historisë që vërteton se populli çam dhe Çamëria kanë qënë në vëmendje të dokumentuar dhe në kërkesë të opinionit mbarë kombëtar e ju sot o politikanë të pasktupullt hezitoni të aprovoni rezolutën shqiptare që ka vetëm një përgjigje: për karrierë. Ndëshkim ndaj atyre që e anashkaluan atë qëndrim ndaj rezolutës së 2004-ës në heshtje e kjo ka mbartur një hidherim njerëzor, ka varfëruar shqiptarizmin; turp për ju o politikanë të 2004-ës. Mos u mundoni të shfajësoheni, t’ja hidhni fajin njëri-tjetrit. Sovrani popull, çamëria, tosk e gegë tashmë ju njohën. Maska juaj u çorr e atë e çorrët vetë ju. Shqipëria është dhe do të mbetet e shqiptarëve te ndershëm e kjo ka atë vlerë madhore ku thuhet: “Pa Kosovë e Çamëri, s’valëvitet flamuri kuq e zi”. Justifikimet e sajuara sot nga ju o politikanë të 2004-ës janë të turpshme, me siguri që komentimet s’do të mungojnë, por një gjë duhet të dini se sovrani popull s’e harron Çamërinë e ajo është pjesë e ndërgjegjes kombëtare.

Po ju kujtoj o politikane:

“Lufta e Shqipërisë (në Shqipëri) nuk ishte një luftë ndërmjet Golias dhe Davidit, por një luftë ndërmjet dy Davidëve, njëri prej të cilëve luftonte me forcën e së drejtës” e kjo e drejtë u takon çamëve, një populli të tëre shqiptar që kërkon autoritet kombëtar që kërkohet të përkëmbet për hir të karrierës nga disa pseudopolitikanë te marrë të 2004-es.

Previous articleBeyonce “bëhet gati” për plazh
Next articleMazhoranca shkel ligjet nga paniku i ikjes