Home Sport Bushi për talentët e së ardhmes: Fokusi në Angli, ka shumë shqiptarë

Bushi për talentët e së ardhmes: Fokusi në Angli, ka shumë shqiptarë

Shpresat luajnë në qershor dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2023. Skuadra e Bushit ndeshet me Anglinë dhe Kosovën. Nuk ka asnjë shans për kualifikim, por kuqezinjtë synojnë më të mirën në këto ndeshje.

Trajneri Alban Bushi ka dalë në një konferencë shtypi, ku ka folur për sfidat me Anglinë dhe Kosovën. Ai ka folur edhe për të ardhmen e Kombëtares U-21, duke pohuar se fokusi do të jetë në Angli për talente.

“Nuk kemi më shanse për të kaluar më tej, por nuk tolerojmë. Nuk ka rëndësi klasifikimi, por loja e bukur. Jemi të mobilizuar. Është fundi i sezonit dhe lojtarët duan pushime, por nuk janë si Kristiano Ronaldo që bën 60 ndeshje dhe do pushim. Kanë nevojë për pak pushim.

Kemi humbur në dy ndeshjet e fundit edhe nga fati. Jemi mundur nga gabime individuale, nuk kemi gabuar në taktikën kolektive. Së fundmi Reja ka marrë disa lojtarë të Shqipërisë U-21. Dy-tre prej tyre do të jenë pjesë e Kombëtares A sezonin e ri.

Kemi bashkëpunim të mirë me Rejën, e falënderoj. Fokusi ynë është të prodhojmë sa më tepër lojtarë për Kombëtaren A. Rreth 70% e Kombëtares tani janë lojtarë që kanë qenë të Shpresat, që nga Kumbulla e Vrioni.

Kam folur me një lojtar në Itali dhe më tha se nuk ndihej shqiptar. Nuk dua t’ia them emrin. Për lojtarët shqiptarë ka pak shanse të thirren nga Italia. Do të përfundojnë si Durmishaj, i cili iku te Greqia dhe nuk u thirr më.

Fokusi ynë do të jetë kampionati anglez, ka shumë shqiptarë atje, tek ekipet e moshave. Adolf Selmani është për t’u marrë shembull për punën që ka bërë për t’u rritur. Ka punuar shumë”, – tha mes të tjerash trajneri Bushi.