Home Politike Bushati: Nuk do ju sundoj, por do të bashkëdrejtojmë

Bushati: Nuk do ju sundoj, por do të bashkëdrejtojmë

 

SHKODËR– Në hapjen zyrtare të fushatës së PD në Shkodër, kandidati për bashkinë e këtij qyteti, Xhemal Bushati, gjatë fjalës së tij theksoi se problemet e Shkodrës do të zgjidhen me një program emergjent. Gjatë fjalës së tij Bushati tha se nuk do të sundojë bashkinë, por do ta bashkëdrejtojë atë me qytetarët, në moton, Bashkia do të vijë tek qytetarët.

FJALA E KANDIDATIT PËR BASHKINË E SHKODRËS, XHEMAL BUSHATI

Nuk di a ka nevojë të prezantohem sot para jush, ama diçka e di me siguri. Që më shumicën tuaj kam shtrënguar duart, kam shkëmbyer biseda, kemi fol për të mirat dhe problemet e qytetit tonë, për ato që na ndajnë por më së shumti për ato vlera që na bashkojnë.
Sepse ajo që na bashkon është më e madhe dhe më fortë. Është të qyteti ynë, Shkodra jonë. E shkuara e skalitur me kaq art e delikatesë në historinë e Shqiperisë, e tashmja dhe e ardhmja e saj. Të cilën jam i sigurt se do ta ndërtojmë të gjithë së bashku. Shkodranët e mençur, e urtë dhe të vetëdijshëm që nga Ana e Malit e deri në Velipojë,që nga Bërdica deri në Shalë, që nga Shoshi deri në Dajç apo Gur të Zi, që nga Pulti, Rrethinat e deri në Postribë, në tan Shkodrën kudo ku kam shkel, ma kanë çel zemrën, më kanë pa drejt në sy e më kanë kërku veç nji gja: BESËN, se bashkia e Shkodrës do te jete e qytetarëve , do t’ju shërbejë dhe do të punojë për qytetarët.
Ndaj, përgjegjësia nuk ka peshuar kurrë më shumë se sot, sepse ka peshën e besimit që ju vetë të ma keni dhënë të dashur demokratë, për të përfaqësuar vullnetin tuaj si kandidat për kryetar të bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit.
“Me dashni për Shkodrën dhe me përkushtim për ju” – nuk është thjesht një slogan, është guri i themelit, mbi të cilin do të ngremë së bashku të ardhmen e këtij qyteti që na përket të gjithëve . Kam le në Shkodër , kam ndërtu jetën e dhe familjen time këtu, kam rrit fëmijët kështu që ëndrrat , idetë dhe projektet që kena për kët qytet nuk kanë shterru kurrë. Por në këtë moment përcaktues për Shkodrën , vizioni im për të ndryshuar dhe zhvilluar këtë qytet bazohet në një plan konkret, me objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme. Ky vizion, megjithë kohën e shkurtër, është hartuar mbi tre objektiva qëndorë :

Emergjencë/ Shërbejmë sot/ Projektojmë për nesër
❖ Përmirësimi i infrastukturës, sinjalistikës dhe qarkullimit rrugor në Shkodër, disiplinimi dhe sistemimi i tij, është një nga prioritetet ku plani i emergjencës do të zbatohet duke drejtuar efektivisht burimet njerëzore dhe mirëmenaxhuar ato financiare.
❖ Emergjenca për një qytet më të pastër dhe mbetje e kanalizime të sistemuara, kërkon dhe do të ketë ndërhyrjen e menjëhershme në menaxhim, dhe vendimmarrje të përbashkët.
❖ Rishikim, rishpërndarje dhe korigjim të buxheteve në ato sektorë ku janë adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke i ardhur në ndihmë e mbështetjen qytetareve ne nevojë.

❖ Mbështetje të dedikuar fermerëve me konsulenca dhe përgatitja e dokumentacioneve për subvencionet për fermerët lehtësuar proçedurave administrative,Ndërtimi i tregjeve të reja dhe sistemimi i tregjeve bujqësore, rehabilitimi dhe vënia në funksionim i sistemeve ujitës në tokat bujqësore, tërë sistemit ujitës të tokave bujqësore. Ofrimi nga bashkia i mundësisë për bërjen e plan rilevimeve për procesine regjistrimit të pronave bujqësore.Ka disa qe mund ta mendojne te shkurter kete mandat per te drejtuar bashkine e Shkodres. Por une jam ketu tju siguroj se qofte dhe nje dite te vetme mjafton per te nisur punet per se mbari, per te ndihmuar dhe qendruar prane halleve dhe problemeve të qytetareve qe ne te gjjthe ketu i njohim kaq mire. Une nuk premtoj mrekulli, sepse bash me voten tuaj kam drejtuar keshillin bashkiak te qytëtit. Dhe modeli im i punes, i bashkepunimit dhe respektit ndaj qytetareve do te jete ai qe ju keni pare nga une. Une nuk premtoj se kam nje shkop magjik per te ndryshuar jetet tuaja. Por jam e sigurt se do me besoni drejtimin e qytetit pasi keni pare dhe prekur deshiren, forcen, kurajon time per tu perballuar me te gjjthe veshtiresite vetem e vetem qe te jem ne krah te qytetareve.

Une jam baba i 3 femijeve qe Shkodren e kane te dashur ndoshta pak me shume se une. E di dhe e kam prek dhimbjen e familjeve shkodrave duke pare qe cdo dite femijet largohen jashte. Ndaj eshte dhe pergjegjesia ime për t’ju ofruar të rinjve dhe të rejave, fëmijve tanë qe të kenë ëndrra dhe aspirata te reja. Per tju siguruar atyre arsimin dhe punësimin cilësor, mundësi dhe shanse që burojnë nga merita dhe puna.  Hartimi i projekteve për të cilat unë do të punoj në bashkëpunim të ngushtë me intelektualët, të rinjtë, bisnesin, qytetarët dhe për realizimin do të projektojë Shkodrën e të ardhmes. Shkodra do të projektohet si qyteti që kujdeset për shtresat në nevojë, si qyteti me taksa të ulura dhe qyteti që ofron punësim dhe shkollim cilësor në përputje me kërkesat e tregut rajonal, Shkodra e së ardhmes do të jetë qyteti i kulturës që ruan ,zhvillon dhe promovon tradidën dhe trashëgiminë e kulturës dhe Shkodra qyteti i turizmit.

Standarti i transparencës përmes të cilit çdo qytetar do të gëzojë të drejtën e informimit mbi aktivitetin e kryetarit të bashkisë dhe të gjithë administratës, të informimit të shpenzimeve dhe investimeve, ndërveprimi i qytetarëve për propozimeve, vendime apo ankesa dhe ofrimi i shërbimeve sa më pranë qytetarëve, është një angazhim për të bashkëdrejtur me qytetarët bashkinë e Shkodrës. E tash du me ju thanë dy fjalë zemre JUVE , gjysmës ma të mirë të këtij qyteti Zojave të Shkodrës, nanave, motrave bijave shkodrane. Ditët e fundit kam takuar në fasoneritë dhe kudo në bizneset ku kam ken, me qindra, ndoshta mijëra prej jush. Vlerësim për gjithçka bani! Vlerësim për mundin , përpjekjet dhe sakrificën tuaj! Unë jam bashkëshort dhe baba dy vajzave , edhe nji djali , siç e shihni numri 3 asht fati jem.Mos e harroni! Ju kam dhanë fjalën se ashtu si kam punu si kryefamiljar për familjen teme, me njat kujdes, me njat përkushtim do të punoj , për familjen tonë të madhe Shkodrën.Eshtë një moment përcaktues për atë që duam të jetë e ardhmja jonë e përpashkët, Shkodra jonë, ndaj duhet të zgjedhim të jemi BASHKE deri në fund të kësaj beteje. Mirënjohje, dashni dhe përkushtim pafund për JU të gjithë, për qytetarët e shkodrës që zgjidhni të jeni krah meje, që zgjidhni Partinë Demokratike të Shqipërisë !