Home Politike Bushati: Çfarë i thashë Berishës pas 21 janarit dhe rruga e vetme...

Bushati: Çfarë i thashë Berishës pas 21 janarit dhe rruga e vetme që të shpëtonte

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania, se Sali Berisha bëri gjithçka që ngjarja e 21 janarit të mos hetohej, duke u shpallur publikisht fajtor për vrasjen e 4 qytetarëve.

Sipas Bushatit, mënyra e vetme që do ta shfajësonte Berishën nga kjo ngjarje ishte të linte çdo hapësirë që kjo ngjarje të hetohej plotësisht.

“Vetëm një dorë e vetme mund ta bënte gjithë atë mekanizëm alibish, mbrojtje mediatike që ngjarja të mos zbardhej. Mbaj mend që në darkë të gjithë bënim atë pyetjen: çfarë interesi kishte Berisha, se vetëm dëm i bënte.

Ditën tjetër kam bërë një shkrim ku kam shkruar se Berisha kishte vetëm një mundësi që të shfajësohej; të linte çdo hapësirë që ngjarja të hetohej, nga ajo ditë ai bëri krejt të kundërtën; krijoi çdo barrierë që ngjarja të mos hetohej.

Një njëri që nuk është i interesuar që ngjarja të hetohet, publikisht shpallet vetë fajtor dhe merr përgjegjësitë e ngjarjes”, tha Bushati.

Previous articleRritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, si paraqitet situata në qarkun e Fierit
Next articleKorrupsion në Kiev, Zelensky njofton arrestime dhe ndryshime