Home Kronika Burri godet në bark bashkëjetuesen shtatzënë në Korçë, gruaja aborton fëmijën (EMRI)

Burri godet në bark bashkëjetuesen shtatzënë në Korçë, gruaja aborton fëmijën (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq, ku një 56-vjeçar ka dhunuar barbarisht bashkëjetuesen e tij.

Kjo e fundit për pasojë ka abortuar, pasi ishte 2 muajshe shtatzënë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Arif Myftarago.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Previous articleAmazon, Google dhe firma të tjera pajtohen me masat e sigurisë të vendosura nga Shtëpia e Bardhë për Inteligjencën Artificiale
Next articleSituata në Veri/ Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në veri ishin “mina” ku nuk duhet të shkelnim