Home Kronika Burri denoncon gruan: Më ka marrë 28 milion lekë, ua jep njerëzve...

Burri denoncon gruan: Më ka marrë 28 milion lekë, ua jep njerëzve të vet

Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia në Korçë pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj. Ka qenë burri ai që ka bërë denoncim në polici për të shoqen.

Mësohet se ai është shprehur se gruaja i kishte vjedhur një shumë prej 28 milionë lekësh të vjetra. Sipas tij, ajo paratë ua jepte të afërmve të saj. Pas denoncimit, policia ka arrestuar gruan me inicialet A.N..