Home Rajoni Burg përjetë për vrasësin e Glyka Nera, babai i Caroline: Do bëj...

Burg përjetë për vrasësin e Glyka Nera, babai i Caroline: Do bëj gjithçka që mbesa mos ta takojë

Dje, Gjykata e Athinës shpalli “fajtor” pilotin Babis Anagnostopoulos për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline Crouch. Por vendimi i djeshëm nuk ka ndikuar për mirë në gjendjen e prindërve të viktimës, të cilët duket se janë dorëzuar dhe merren vetëm me rritjen e mbesës së tyre. Por me një qëllim; që ajo të mos e shohë kurrë babanë e saj.

“Sado vite që të kalojë ai në burg, Caroline nuk do të kthehet më. Të paktën jam i kënaqur që gjykata nuk i besoi marrëzitë që ai tha gjatë dëshmisë së tij. Gjithashtu jam i kënaqur sepse e di që do të vuajë dënimin në Korydallos, burgu më i ashpër në Greqi. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lydias që të mos lidhet me këtë krijesë të urryer në të ardhmen. Do të bëj gjithçka, në mënyrë që vajza e tij të mos e shohë më kurrë në jetën e saj,”-tha babai 79-vjeçar i Carolines së vrarë.

Sa vite do të qëndrojë në burg Babis Anagnostopoulos?

Sa vite janë dënimet e përjetshme plus 11.5 vite sipas ligjeve greke? “Dënim i përjetshëm”, dënimi maksimal me të cilin mund të dënohet, nënkupton 16 vite burg. Më pas, dënimi mund të apelohet sërish. Ndryshimi është se ndërsa pjesa tjetër e dënimeve i nënshtrohet zbutjes dhe uljes në varësi të burgut. Pasi të kryejë 16 vite burg, Babis mund të transferohet në një burg rural ose mund punojë me kohë të pjesshme atje.

Ngjarja ndodhi majin e vitit të shkuar. Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

Marrë nga Tovima.gr