Home Politike Burg për Fredi Belerin, dosja e tij i kalon SPAK-ut

Burg për Fredi Belerin, dosja e tij i kalon SPAK-ut

Ka përfunduar seanca për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Mësohet se trupa gjykuese e Gjykatës së Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Belerin, ndërsa gjykata ka vendosur moskompetencën për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe çështja i ka kaluar SPAK-ut.

Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga diabeti.

Kujtojmë se Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ai u bë pjesë e debatit politik në mesjavë edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës.

Previous articleFiskalizimi, dy vjet më pas, a është ulur informaliteti
Next articleAbuzoi seksualisht me një 24 vjeçare, policia arreston një shtetas banues në plazh