Home Kronika Bulqizë/ I moshuari largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë, ja numrat e...

Bulqizë/ I moshuari largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë, ja numrat e kontaktit nëse keni informacion

Prej 9 ditësh, 80-vjeçari me inicialet S. Xh., nuk është kthyer në shtëpi, prandaj familjarët kanë ngritur alarmin dhe kanë bërë denoncim në Polici.

80-vjeçari i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia që me datë 15.01.2022 dhe nuk është kthyer më, për këtë arsye djali i tij ka bërë denoncimin në polici si edhe u ka vënë në dispozicion edhe një foto për të bërë identifikimin. I moshuari është i gjatë 165 cm dhe në momentin që ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur xhup të zi, pantallona të zeza dhe atlete të zeza.

Për të gjithë ata që kanë një infomacion mbi vendodhjen e 80-vjeçarit, Policia u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë nr 112 ose në nr 0694110216.