Home Kronika “Bujaria” e biznesmenëve të inceneratorëve/ Si udhëtoi drejt Italisë anëtarja e komisionit...

“Bujaria” e biznesmenëve të inceneratorëve/ Si udhëtoi drejt Italisë anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, u kthye me Mërtirin, pagesa u bë nga Zoto

Në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorët zbardhet edhe një udhëtim që Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, ka kryer në drejtim të Italisë me datë 26 shkurt 2016. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” ajo ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Romës.

Ndërsa është kthyer për Rinas dy ditë më vonë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Arenc Myrtezanin. Ky i fundit është emëruar më vonë administrator i shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Sipas SPAK paratë për biletat e avionit për Kondin dhe shpenzimet për hotelin janë paguar nga Klodian Zoto.

 

 

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Për aferën e inceneratorit të Fierit, SPAK firmosi 11 urdhër arreste të reja ku mes të dyshuarve, janë Arjola Kodra administratore e kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës dhe italianin Guiseppe Ciaffaglione.

Previous articleBotërori, Filip Lahm: Gjermania të kthehet në identitet, objektivi i “pancerave” është titulli
Next articleKërcime pasionante, Ledri Vula bëhet ‘xheloz’ për Sarën, paralajmëron balerinin e DWTS: Kujdes me ato duar vëllaçko