Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Itali dhe në Turqi. “Në Torino të Italisë, ministri Buja dhe delegacioni nga Kosova do të marrin pjesë në konferencën ‘Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Aftësim’, që do të mbahet nga 7 deri më 8 maj”, është thënë në një komunikatë për media të MASHT-it.
Po ashtu në këtë komunikatë theksohet se gjatë kësaj vizite, Buja do të ketë takime edhe me homologë të ndryshëm nga vendet evropiane, të cilët marrin pjesë në këtë konferencë.
Pas Italisë, Ministri Ramë Buja, do të udhëton për një vizitë zyrtare në Turqi.
“Ministri Buja në Stamboll do të marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare për bashkëpunim në arsimin e lartë në kuadër të Unionit të Universiteteve Euroaziatike. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, ministri Buja do të takohet edhe me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci”, theksohet në komunikatë.