Home Kosova Bruksel: Takimi Jahjaga – Nikolliç

Bruksel: Takimi Jahjaga – Nikolliç

largea_jahjaga-nikoliq1360136200Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

Mëtutje, zonja Jahjaga, tha se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë – Serbi.

Këto komente zonja Jahjaga i bëri para takimit të sotëm në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliqin.

Takimi mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Burime në Komisionin Evropian kanë theksuar se takimi paraqet “afirmim të dialogut Prishtinë – Beograd në nivelin më të lartë”.

Raportohet se takimi do të filloj në orën 16, me takime të ndara të zonjës Ashton me Atifete Jahjagën dhe Tomisllav Nikolliqin, e pastaj do të mbahet mbledhja e përbashkët tripalëshe.

Previous articleRobin van Persie : Jam më i fuqishëm se kurrë
Next articleTunizi: U vra lideri opozitar