Home Rajoni Brnabiç: Vuçiç nuk ka shtet rezervë, Kosova ka mbështetjen e të gjithë...

Brnabiç: Vuçiç nuk ka shtet rezervë, Kosova ka mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se opozita serbe është fajtore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. E ftuar në një emision televiziv, Brnabiç tha se opozita ka vende rezervë, ndërsa Vuçiç ka vetëm një vend. Me këtë Brnabiç ka deklaruar se tani Vuçiç ka presionin e të gjithë ndërkombëtarëve.

“Nuk është në favorin e tyre që ne po luftojmë për Kosovën, sepse ata kishin 10 vjet që luftonin për Kosovën dhe arritëm në atë pikë që Kosova shpalli pavarësinë, dhe ata njohën kufijtë, vulën, doganat. E gjithë kjo bëhet nga ata që sot pretendojnë se janë patriotë. Ata kishin kohë të luftonin për KiM-në po aq dhe ishin në pozitë më të mirë se Vuçiç, pasi Prishtina nuk e shpalli pavarësinë në atë kohë. Vuçiç e nxori fjalë për fjalë kur ajo temë mbaroi për të gjithë aktorët ndërkombëtarë,” thotë ajo.

Previous articleKuvendi i Kosovës seancë solemne në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti: Në Prekaz njerëzit do të njihen me historinë e Jasharëve!
Next articleRrezikon opozita të mos regjistrohet në 14 Maj? Rama: Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje! Të gjithë do hyjnë si çeço