Home Bota Britania heq masat kundër Covid-19! Nga 26 janari nuk do të jetë...

Britania heq masat kundër Covid-19! Nga 26 janari nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës dhe pasaporta e vaksinimit

Masat anti-COVID në Angli do të përfundojnë nga e enjtja e ardhshme, ku mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme dhe pasaporta COVID nuk do të kërkohet. Njoftimi u dha nga kryeministri britanik, Boris Johnson i cili tha po ashtu se qeveria nuk do t’i këshillojë më qytetarët që të punojnë nga shtëpia.

Sipas Johnson, shkencëtarët besonin se vala Omicron ka kaluar kulmin dhe se deri më tani, masat e marra ishin ndjekur me përpikëri nga qytetarët.

Në një konferencë për shtyp në Downing Street, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha: “Ky është një moment për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë. Është një kujtesë e asaj që ky vend mund të arrijë kur ne të gjithë punojmë së bashku.”

Por ai paralajmëroi se ky nuk është fundi i pandemisë, pasi virusi dhe variantet e ardhshme nuk mund të çrrënjosen “në vend të kësaj ne duhet të mësojmë të jetojmë me COVID në të njëjtën mënyrë si jetojmë me gripin”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të mbajtur veten, duke përfshirë larjen e duarve, ventilimin e dhomave dhe izolimin nëse janë pozitivë.

Previous articleSkandali i pagave/ Meta:Të ngrihet komision hetimor parlamentar
Next articlePD dorëzon kërkesën për seancë urgjente dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shtëpitë tek 5 maji