Home Kronika Britania e Madhe deporton në atdhe 26 shqiptarë, disa prej tyre të...

Britania e Madhe deporton në atdhe 26 shqiptarë, disa prej tyre të dënuar për drogë

Autoritetet britanike kanë kthyer në Shqipëri 26 shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Home Office në Londër. Mes të deportuarve janë edhe persona të përfshirë në aktivitete kriminale, mes tyre dhe të dënuar për drogë të klasit A.

Britania e Madhe ka nisur një fushatë për largimin e shqiptarëve ilegalë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Ndërkohë nuk kanë munguar deklaratat e forta të zyrtarëve britanikë ku kërkojnë rikthimin në Shqipëri të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht, madje disa prej tyre nuk e kanë shmangur edhe gjuhën e rëndë kundër shqiptarëve.

Britania
Previous articleFatos Lubonja: Edi Rama, Putini i Ballkanit. Ka mbledhur pas vetes gjithë oligarkët, ky është fashizëm ekonomik
Next articleTurizmi në nëntor, të huajt sërish me rritje, më i preferuar rajoni Qendër