Numri i të vdekedurve nga zjarri në një klub nate, të mbushur përplotë me njerëz, në pjesën jugore të Brazilit, ka arritur në 235, pasi një djalosh 21 vjeçar vdiq nga plagët e pësuara.
Në spital ende mbeten më se 100 vetë me plagë nga zjarri në klubin e natës, të dielën, në qytetin universitar, Santa Maria.
Lidhur me këtë zjarr janë arrestuar katër person, përfshirë edhe dy pronarë të klubit dhe këngëtari i një grupi muzikor, që këndonte në klubin Kiss në kohën e shpërthimit të zjarrit.
Grupi muzikor është fajësuar për përdorim të piroteknikës, që e ka shkaktuar zjarrin.
Policia tha se këto mjete piroteknike ishin të parapara për përdorim jashtë hapësirave të mbyllura.