Home Kronika ‘Braktisen’ bananet! Kapen 50 kg kokainë brenda anijes me qymyr në Portin...

‘Braktisen’ bananet! Kapen 50 kg kokainë brenda anijes me qymyr në Portin e Durrësit

Kokainë në Portin e Durrësit! Anija “Unistream” e cila transportonte 6500 ton qymyr, kishte të fshehur në brendësi dy çanta me lëndë narkotike, kokainë. Anija, me kapiten rus dhe me flamur të Antigua Barbuda, mbërriti ditën e djeshme në Portin e Durrësit. Policia fillimisht ushtroi kontroll me qen antidrogë mirëpo nuk u gjet kokaina.

Ishin partnerët ndërkombëtar ata që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit.

Droga është gjendur në hambarin e anijes e cila u ankorua me datë 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32

Nga peshimi që është bërë deri më tani, janë 50 kg kokainë teksa vijon peshimi pas orës 10:00. Droga ishte e futur në 2 çanta dhe e hedhur në mes të qymyrit. Ka qënë vinçieri ai i cili teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar mallin dhe ka ndërprerë punën.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të ndaluar apo të arrestuar.

Porti i Durrësit është kthyer në një ‘strehë’ për trafikantët. Jo të pakta kanë qënë rastet kur janë kapur drogë.Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.