Home Politike Braçe nxjerr videon e takimit Berisha-Karamanlis për “detin”: Tradhtia s’tretet në fund...

Braçe nxjerr videon e takimit Berisha-Karamanlis për “detin”: Tradhtia s’tretet në fund të detit, asgjë s’harrohet!

Ditët e fundit çështja e kufirit detar me Greqinë, është vënë në fokus të diskutimeve politike.

Kryeministri Edi Rama, tha ditën e djeshme se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë ndaj çështja do të shkojë në Gjykatë. Ky reagim i kreut të qeverisë, erdhi pasi presidenti Ilir Meta tha se nuk do të lejojë që të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka postuar video në instagram, të një kronike te VOA kur ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në kohën kur në vend ishte kryeministër Sali Berisha. Asokohe, thuhet në kronikë, u nënshkrua marrëveshja mes ministrave të jashtëm, për përcaktimin e kufijve detare, por për përmbajtjen e saj nuk kishte informacion.

“Tradhtia nuk tretet në fund të detit! Asgjë nuk harrohet! Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti!”, shkruan Braçe.

SOURCEbulevard news
Previous articleVaksina e detyrueshme? Ky shtet nis me regjistër, mbahen shënim të gjithë personat që refuzojnë të marrin vaksinën
Next articleShifra në rënie edhe në Maqedoninë e Veriut, 15% më pak të infektuar me koronavirus se javën e kaluar