Home Sport “Botërori një fiksim”, Mbappe nuk fshihet: Është turneu i ëndrrave

“Botërori një fiksim”, Mbappe nuk fshihet: Është turneu i ëndrrave

Kylian Mbappe është pa diskutim lojtari më i mirë i këtij Botërori, të paktën deri më tani. “Gjeli” më i famshëm realizoi një “dopejtë” fantastike përballë Polonisë duke shkuar në kuotën e 5 gola, askush nuk ka bërë më mirë se sa ai. Falë këtij dy golëshi, Mbappe shkroi historinë duke vendosur disa rekorde të pabesueshme. Mbappe bëhet lojtari i parë:

-Lojtari i parë në histori që realizon 9 gola në Botëror pa mbushur 24-vjeç

-Lojtari i parë në historinë e Francës që realizon të paktën 4 gola në 2 botërore radhazi
-Lojtari i parë më i ri në histori, pas Pelës, që realizon 5 gola në fazën në eliminim direkt në Botërore
-Kylian Mbappe ka marrë pjesë në 7 gola këtë Botëror, 5 gola dhe dy asiste.

Mbappe u shpall lojtari i ndeshjes duke reaguar për herë të parë gjatë këtij Botërori, ndërsa zbuloi se heshtja e tij i kishte kushtuar dhe një gjobë federatës franceze: “E mësova pak kohë më parë që Federata ishte gjobitur. Do e paguaj unë, nuk është problem, pasi ishte vendimi im për të qëndruar larg mediave, për të qenë 100% i fokusuar te kundërshtarët. Botërori një fiksim? Është turneu i ëndrrave të mija, e kam bazuar të gjithë sezonin tim te ky turne. Doja të vija gati dhe për fat të mirë çdo gjë po shkon sipas parashikimeve, por për të arritur te objektivi im, për të fituar Kupën e Botës, duhet ende shumë punë”, theksoi Mbappe për faqen zyrtare të FIFA-s.

 

Previous article“Tahiri në burg falë Antimafias”, Berisha mesazh liderëve të BE një ditë para protestës: E dimë që s’na garantoni dot votën e lirë dhe të shpëtoni nga vjedhjet, por…
Next article“Më hapnin telashe për të…”, rrëfimi i rrallë i Robert Aliaj: Në 91-shin më masakruan 20 policë, shefi i policisë së Beratit më çau fytyrën!