Home Sport Botërori i katërt, Xherdan Shaqiri futet në historinë e futbollit zviceran

Botërori i katërt, Xherdan Shaqiri futet në historinë e futbollit zviceran

Xherdan Shaqiri nisi si titullar sfidën e sotme kundër Kamerunit në Katar 2022 dhe u fut në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit.

Ish-lojtari i Interit, që aktualisht aktivizohet me Chicago Fire në MLS, ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022) me skuadrën e Zvicrës.

Lojtari me origjinë shqiptare arrin rekordin e vendosur më parë nga një tjetër shqiptar që luante për Zvicrën, Valon Behrami, që ka luajtur në 4 Botërorë të ndryshëm me kombëtaren helvete (2006, 2010, 2014 dhe 2018).

Previous articleKu do të shkojë Tirana, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit rritet 17% për 9 mujorin, arrin rekord historik
Next articlePorti i Durrësit / Ibrahimaj: Shteti aksioner 33%, synohen të krijohen 12 mijë vende pune