Home Bota Bosi i mafias ‘Cosa Nostra’/ Matteo Messina Denaro dëshmon nga qelia: Unë...

Bosi i mafias ‘Cosa Nostra’/ Matteo Messina Denaro dëshmon nga qelia: Unë jam një fermer pa shtetësi

Bosi mafioz Matteo Messina Denaro, pretendon se ai është një fermer pa shtetësi, sipas dosjeve të çështjes të bëra publike të martën.

Unë quhem Matteo Messina Denaro, kam punuar në fshat dhe kam qenë fermer. Unë nuk e kam më banesën se e ka anuluar bashkia. Tani jam pa shtetësi”, tha Messina Denaro gjatë një marrje në pyetje më 21 shkurt.

I pyetur për gjendjen e tij financiare, bosi i Cosa Nostra-s, i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë derisa u kap në një klinikë në Palermo më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, tha se “nuk i mungonte asgjë”.

Unë kisha pronë timen, por ti më hoqe të gjitha. Nuk do të them nëse kam akoma diçka, nuk është se jam budalla”, shtoi ai.

Bosi i mafias Italiane ‘Cosa Nostra’ italiane u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, duke përfshirë sulmet e vitit 1992 që vranë magjistratët antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, vrasjen e Giuseppe Di Matteo, djalit të tij 12-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.

Previous articleBota Lufta në Ukrainë/ Alarm për Zaporizhia, situata në centralin bërthamor po përkeqësohet
Next articleInstitucionet e BE-së: Serbia t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë