Home Bota Borrell: Nuk do të lejojmë që Ukraina të jetë pa armë

Borrell: Nuk do të lejojmë që Ukraina të jetë pa armë

Mbështetja europiane për Ukrainën me armë dhe paisje ushtarake po bën ndryshim në terren, në kapacitetin e ushtrisë ukrainase.

“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim ushtrinë ukrainase”, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell , në fund të takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së.

“Kjo mbështetje tani është thelbësore sepse lufta është në një pikë vendimtare, në një pikë kthese. Nuk mund ta lëmë Ukrainën pa pajisje dhe nuk do ta lejojmë. Beteja në Donbas është vendimtare”, shtoi ai.