Home Bota Boris Johnson zotohet se do ta bëj Putinin të paguaj për atë...

Boris Johnson zotohet se do ta bëj Putinin të paguaj për atë çka ka bërë në Ukrainë: Ai është i dëshpëruar sepse pushtimi i tij po dështon

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka dënuar sulmet e Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si “krime lufte”, ndërsa thekson se “ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend”.

“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë një dëshmi më shumë se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë. Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se cila është e vërteta, Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që makineria e Putinit të dështojë”

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë”.