Home Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet me 6 lekë...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet me 6 lekë nafta, gazi mbetet i pandryshuar

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur me 6 lekë dhe do të shitet me 200 lekë/litri. Gjithashtu njoftohet se çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë dhe do të shitet me 190 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, i cili do të vazhdojë të shitet me 69 lekë.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 30.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 866, -13 nga data 25.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 891, -56 nga data 25.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107.27 (-0.24 nga data 25.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

herën e fundit Bordi i Transparencës është mbledhur 5 ditë më parë dhe vendosi që nafta të tregtohej me 206 lekë për litër, benzina të tregtohej me 191 lekë për litër si dhe gazi me 69 lekë për litër.

Previous articleVala e dytë e protestave në Francë/ Greva mbarëkombëtare kundër rritjes së moshës së pensionit bllokon shkollat dhe trenat
Next articleMilaim Zeka: Kurti, një anti-kosovar dhe anti-amerikan